E premte, 15 Janar, 2021
9 C
Tirana

Përcillet për në banesën e fundit presidenti i “Fax News”, Kasem Hysenbelliu

Presidenti i televizionit ”Fax News”, Kasem Hysenbelliu, i cili u nda nga jeta mëngjesin e të shtunës në moshën 59-vjeçare pas betejës me Covid-19, u përcoll sot për në banesën e fundit.

Paraditen e sotme, miq, të afërm e të njohur, zhvilluan homazhe në nder të tij në ceremoninë e organizuar nga familja.

Ceremonia mortore është parashikuar të mbahet në orën 11:00 në Sharrë, nën zbatimin e rregullave të sigurisë dhe masave anti COVID.

Hysenbelliu, prej ditësh ishte duke u kuruar për Covid-19 në Turqi, ndërsa pak ditë më parë gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.

Prej vitesh, ishte angazhuar në drejtimin e mediave, dhe dy vite më parë u bë themeluesi televizionin ”Fax News”.

Më parë,  Hysenbelliu ka qenë administrator i News 24 duke dhënë një kontribut të çmuar në lirinë e medias, por dhe duke ofruar informacionin e duhur për publikun.

Po ashtu, ai ka qenë dhe administrator i gazetës “Panorama”, në atë kohë me tirazhin më të lartë në vend.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbytjet ‘mollë sherri’, Rama: Meta është në hall, se ndihmoj dot

Rama i ka kthyer përgjigje Metës sa i takon përmbytjeve. Kujtojmë këtu se presidenti Ilir Meta kërkoi reagim të shpejtë nga qeveria dhe jo...

Vetë e bëri vaksinën, Rama ua pret shkurt deputetëve

Kryeministri Rama deklaroi në konferencën me gazetarët se asnjë ministër, deputet dhe drejtor që nuk është mbi 75 vjeç, nuk do të jetë i...

Bien infektimet, Kosova lehtësohen masat anti-Covid

Gjatë ditëve të fundit është vënë re një situatë diku më e përmirësuar në Kosovë, si pasojë e koronavirusit vdekjeprurës. Teksa numri i të...

I dogjën makinën, ja kush ishte ‘shënjestra’

Një automjet tip "BMW X5" u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen 15 në Durrës, duke u djegur plotësisht në pjesën e...

Rama i sigurtë për fitoren, bën bilancin para zgjedhjeve

Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama u ndal tek përmbytjet në vend, duke thënë që jemi përmisuar në krahasim me vitet e kaluara....