Kryesore

Përçarjet Kosovë-Serbi/ Macron i bën këtë kërkesë Albin Kurtit


               Publikuar në : 23:16 - 13/02/20 M D

Në harkun kohor prej 24 orëve kryeministri aktual i Kosovës Albin Kurti ka marrë dy letra të nivelit të lartë.

Njëra është nga Mike Pompeo, ndërsa tjetra nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron.

Ky i fundit, përmes letrës së tij i ka kërkuar kryeministrit aktual të Kosovës që të heqë taksën e vënë nga paraardhësi Ramush Haradinaj, ndaj mallrave nga Serbia.

Në letër, Macron fillimisht e ka uruar Kurtin për marrjen e postit të kryeministrit të Kosovës.

“Hapi i parë duhet të jetë rifillimi i dialogut, për të cilin jam i gatshëm të ndërmjetësoj, duke organizuar një samit në Paris, së shpejti, me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, në bashkëpunim me kancelaren Merkel dhe përfaqësuesin e lartë të BE-së, Borrell. Rifillimi i dialogut nënkupton veprime nga të dyja palët: pezullimin e tarifës prej 100 për qind nga Kosova dhe pezullimin e fushatës kundër njohjeve të Kosovës nga Serbia”, shkruan Presidenti i Francës.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT