E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

“Përçahet” PD-ja, vjen reagimi i parë nga familja Berisha

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, ka shprehur qëndrimin e tij sa i takon përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Berisha ka marrë mbështetje nga dhëndri i tij, i cili e konsideron vjehrrin si legjendë.

“Berisha ka qene hero i democracise, tash po e shtyjne te behet legjende. Se pa asnje pushtet mbi bote po sfidon kryediplomatin e botes ne gjyq dhe po deklarohet burrerisht kundra Soros qe ka fut ne xhep gjithe politikanj, media, ojq e dreqtesi. Forcen me te madhe ka qe eshte vetvetja, burri me i ndershem ne kete vend dhe per pasoje i pashantazhueshem”, shkruan ai në një postim në Facebook.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vendosur të largojë nga grupi parlamentar ish-kryeministrin Sali Berisha, deri sa të dalë në dritë e vërteta e vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...

VIDEO/Drogë, armë e vjedhje energjie, momenti i arrestimit të volejbollistit

Një volejbollist ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur me armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë. Volejbollisti 26-vjeçar i identifikuar si Eraldo...

Debati në PD, Basha-Berisha na sjell edhe njëherë debatin për sovranitetin

Nga: Ben Andoni Në Shqipëri është e prerë dhe e menjëherë-pranueshme se nëse e thotë diçka apo e artikulon ambasadori i SHBA-së, atëherë deklarata ka...