Përbërja e listave, Baton Haxhiu: Do lindin përplasje

Mbrëmjen e djeshme, shumica e partive politike përfshirë edhe dy më të mëdhatë, PS dhe PD, dërguan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë, të cilët do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Për analistin Baton Haxhiu, mënyra se si janë konceptuar listat, do të sjellin një pjesëmarrje masive të votuesve në zgjedhje.

Kjo listë do të sjellë pjesëmarrje masive të votuesve në zgjedhje. Për faktin që secili individ do angazhohet për të sjellë tek kutia e votimit, familje, shok miq. Janë arsye logjike që pjesëmarrja në zgjedhje do të jetë e madhe”, tha analisti.

Ndër të tjera, Haxhiu tha në emisonin Opinion se të preferuarit e kryetarëve në këto lista janë të sfiduar.

E dyta që është në këtë listë, sfiduesit më të mëdhenj janë të preferuarit e kryetarëve. Nëse ata nuk marrin vota dhe janë të preferuar do të kenë problem moral me të tjerë që kanë marr vota më shumë, por nuk përfaqësohen për 10 apo 15 vota në parlament. Aty do lindë përplasje për kualitetin e votës dhe renditjen në lista”, u shpreh ai.