Kultura

“Për ty Nexhmije”, Shyhrete Behluli dhe Learta Jakupi sjellin këngë për Pagarushën

               Publikuar në : 16:17 - 07/05/19 S.N

“Për ty Nexhmije” është kënga dedikuar bilbilit të këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës, sjellë nga këngëtaret Shyhrete Behluli dhe Learta Jakupi.

Teksti i këngës është shkruar nga Nexhmije Muhaxheri dhe Rifat Kukaj, ndërsa për muzikën dhe orkestrimin u kujdesën Florent Boshnjaku dhe Rexho Mulliqi.

Kënga është sjellë nga Behluli dhe Jakupi me rastin e ditëlindjes së këngëtares së madhe, ndërsa në klip merr pjesë edhe vetë Nexhmije Pagarusha, e cila feston sot 86-vjetorin e lindjes.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT