E premte, 22 Janar, 2021
10 C
Tirana

“Për sytë e ballit, nuk kam lekë të tjera”/ Të moshuarit tregojnë tmerrin: Autorin e njohim

Të moshuarit që u grabitën në fshatin Pishë të Fierit, kanë dhënë disa detaje lidhur me autorin për të cilin pretendojnë se e njohin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të së shtunës, teksa çifti kishte rënë për të fjetur. Gruaja, Athinaja tregon se autorin e ka njohur dhe ka qenë i pamaskuar. Ai i ka kërcënuar me sëpatë dhe i ka kërkuar lekët e pensionit. E moshuara shton më tej se grabitësi ka qenë i dënuar në Itali, dhe së fundmi ka dalë nga burgu.
“E njohëm autorin, ai na kërcënoi me sëpatë. Na grabiti lekët që do të blinim dru për dimrin. E njohim, e ka shtëpinë afër nesh. Policia e arrestoi në një shtëpi këtu pranë. Ka qenë i dënuar në Itali, tani ka dalë nga burgu. E mbante kështu sëpatën….I thashë për sytë e ballit, nuk kam lekë të tjera”, tregoi gruaja.
Nga ana tjetër, bashkëshorti i saj tha se autori kishte thyer xhamin e derës dhe kishte hyrë brenda.

“Unë jam vetëm me plakën. Ramë në gjumë. Në orën 11 të natës, 11:20 na trokitën në derë. Dolëm në derë pas erdhi prapë përpara, me një sëpatë që kishte në dorë theu xhamin, e hapi vetë çelësin nga brenda. I thashë merri lekët, se kisha frikë mos ishte me njeri tjetër. Ouu frikë, e dëgjoi gjithë lagjja. Shtëpinë e ka këtu, 50 metër”, tha ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Krizë totale, Liverpooli humbet ndaj modestëve të Anglisë

Liverpooli është në krizë totale! Ekipi i Jurgen Klopp u mposht në shtëpi nga modestët e Burnleyt me rezultatin 0-1 duke lënë 3 pikë...

Vrasja e Aleks Nikës, Balla: Predha u dëmtua qëllimisht me urdhër të Berishës

10 vite pas vrasjes së katër protestueve në vrasjen e 21 janari të vitit 2019, Policia e Tiranës ka kërkuar ditën e sotme rifillimin...

Gazetarët po rrezikohen nga gjuha e partive politike

Një sondazh i bërë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga RTV Dukagjini ka nxitur dy partitë politike, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike...

Deputeti i PS: Isha 2 m larg Aleks Nikës në 21 janar, e pashë se kush e vrau

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka bërë një deklaratë të fortë, ku është shprehur se ka qenë shumë afër me Aleks Veizin në...

Sondazhi/ PS do të fitonte zgjedhjet nëse do të mbaheshin sot

Nëse zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të zhvilloheshin sot, një sondazh i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB, zbuloi se 41.8...