E diel, 7 Mars, 2021
11 C
Tirana

Për shumë njerëz, demokracia nuk po funksionon më

Nga: Borzou Daragahi “The Indipendent”

Në Kinë, bibliotekarët po djegin librat që nuk përputhen me ortodoksinë e Partisë Komuniste.

Në Rusi, Vladimir Putin i thotë “Financial Times” se “liberalizmi” ka dalë mode. Në  SHBA, Donald Trump e shpall si “armik të popullit” median e lirë.

Në Indi, një qeveri shoviniste hindu, miraton një ligj mbi emigracionin, që diskriminon qartazi pakicën myslimane. Ndërkohë, në mbarë Evropën dhe Perëndimin, demokracitë që dikur lulëzonin sot janë në krizë. Ato mbajnë formalisht zgjedhje, pro në pushtet mbeten të njëjtët oligarkë dhe e njëjta elitë burokratësh.

Proces pas procesi, njerëzit marrin pjesë në zgjedhje, votojnë për këtë apo atë parti, dhe asgjë nuk ndryshon. Ndaj ata zbresin në rrugë, ndonjëherë djegin goma, apo përleshen me policinë, për shkak se mendojnë se nuk po dëgjohet më zëri i tyre. Nisur nga kjo situate, nuk është e habitshme pse po ulet pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje.

Në zgjedhjet e mbajtura këtë vit në Japoni, Zvicër, Letoni, Kili, Poloni, Slloveni, Luksemburg, Estoni, Irlandë dhe Sllovaki, më shumë se 40 përqind e qytetarëve me të drejtë vete qëndruan në shtëpi. Megjithë rëndësinë që kishin zgjedhjet e javës së kaluar në Britani, një e treta e britanikëve as që e mori mundimin të shkojë të votojë.

Nga e djathta në të majtë, dhe nga veriu në jug, demokracia gjendet në telashe të mëdha, Duket sikur po jetojmë në Republikën Vajmarit, por këtë herë në një shkallë globale. Kriza në rritje e demokracisë, rritja e populizmit, dhe trazirat në rrugët e Kilit, Hong Kongut, Bagdadit dhe Bejrutit, ishte këtë vit tema kryesore e diskutimeve në Dialogët Atlantike, një konferencë vjetore e mbajtur në Marrakesh të Marokut, e organizuar nga Qendra e Politikave për Jugun e Ri, një think-tank me seli në Marok.

Samite si ai i Davosit, janë forume ku diskutohet për zgjidhjen e problemeve të mëdha në botë. Në Dialogjet Atlantike, me fokus Afrikën dhe Amerikën Latine, bëhet bashkë një grup zërash më politikë dhe kulturorë. Aty folën zyrtarë të lartë nga vendet afrikane, të Lidhjes Arabe, atyre evropiane dhe nga Shtetet e Bashkuara.

Në panelin që moderova vetë, foli ish-ministri i Jashtëm maroken Muhamed Benaisa, ish-ministrja e Jashtme e Kilit, Laura Albornoz, aktivistja indiane e të drejtave të grave Trisha Sheti, dhe studiuesja senegaleze Mishel Ndiaje. “Njerëzit duan një shpenzim më të drejtë të fondeve publike, zgjidhje më të mira, më shumë transparencë, dhe më shumë demokraci të drejtpërdrejtë”-u shpreh Albornoz, që ka shërbyer nën ish-presidenten e Kilit, Mishel Bashele. Ajo po fliste për Kilin, por mund t’i ishte referuar dhjetëra vendeve. “Problemi kryesor është ai i elitave. Ato kanë gjithë pushtetin në duar. Njerëzit duan që të kenë në parlament përfaqësues më të ligjshëm të tyre. Ata po kërkojnë demokraci, por jo atë që kemi parë deri tani. Modeli ynë socio-ekonomik, nuk mund të sigurojë dot zgjidhje”- theksoi ajo.

Benaisa foli për një krizë të qeverisjes dhe udhëheqjes në pjesën më të madhe të botës, duke kërkuar një “rishikim” të modeleve politike. “Sot vërehet një rënie e madhe e respektit ndaj institucioneve”- tha ai. Zonja Sheti, themeluese e oqj-së “SheSays”, që mbron gratë nga dhuna seksuale, përshkroi zhgënjimet e mëdha të të rinjve në Indi dhe gjetkë, që sipas saj trajtohen vetëm si “banka votash”, dhe jo si aktorë politikë që kanë ndikim.

Në panel pati diskutime mbi rregullimin e mënyrës së zhvillimit të zgjedhjeve, që synon qëllimisht të dekurajojë një pjesëmarrje më të madhe në zgjedhje. Një ekspert australian që mori pjesë në forum, tha që ishte i tronditur sesi vende si Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, vazhdojnë të mbajnë zgjedhjet kryesore gjatë ditëve të javës, që janë dite punës, në vend që t’i zhvillojnë ato gjatë fundjavave që janë pushim.

Komentet më shqetësuese, erdhën nga përfaqësuesit e vendeve të reja afrikane, që kërkojnë modele për të ardhmen e tyre. Shumë prej tyre, nuk janë të bindur nga paralajmërimet kundër modeleve ruse dhe kineze të autoritarizmit, duke i hedhur ato poshtë si fobi të elitave perëndimore kundër fuqive në zhvillim.

Ndiaje, drejtore e Programit të Paqes dhe Sigurisë në Afrikë në Institutin për Studime të Paqes dhe Sigurisë, tha se e beson pohimin e Putinit se liberalizmi, i përcaktuar si grupi i parimeve të Iluminizmit, dhe shumë i dashur në Perëndim, është tashmë i vjetëruar.

“Ne kemi një kapitalizëm pa liri, që po funksionon. Dhe disa vende në Afrikë, po ndjekin këtë model”- tha ajo. Ka ardhur koha që të gjithë ata që vlerësojnë demokracinë dhe liritë liberale, të përballen me realitetin që ky model është në telashe të mëdha. Duket se vitet e shumta të shpërfilljes së pakënaqësisë së madhe ndaj demokracisë, nuk kanë funksionuar./TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Drama e Sir Alex-it

Sir Alex Ferguson tha se kishte frikë se nuk do të ishte më kurrë në gjendje të fliste përsëri pasi pësoi një hemorragji në...

Itali/ Milani kërkon të rigjejë busullën

Një problem muskular e ka shtuar Ante Rebic-in në një listë të gjatë lëndimesh tek ekipi i Milanit të vendit të dytë përpara transfertës...

Spanjë/ Sot derbi i madh i Madridit, loja bëhet serioze

Atletico Madrid pret Real Madridin në një derbi të kryeqytetit spanjoll që do të lërë gjurmë në garën për titull. Atletico kryeson kampionatin dhe...

Revoltat e dhunshme në Mianmar/ OKB: Ndaloni vrasjen e protestuesve

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Mianmar i ka bërë thirrje këshillit të sigurimit të KB të marrë masa kundër protestave të dhunshme,...

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat...