E martë, 21 Shtator, 2021
15.5 C
Tirana

Për legjitimitetin e “opozitës së re” në Kuvend!

Nga: Alfred Peza

Sapo katër deputetët e parë të rinj, bënë betimin dhe zunë vendet e tyre në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, PD dhe LSI, aleatët dhe mediat rrotull tyre, nisën një “cunam” të ri virtual ndaj shprehjes së Kryeministrit nga foltorja, kur i cilësoi ata si “opozita e re”.

Debati që nisi menjëherë ishte nëse të rinjtë që po futen në Kuvend, janë apo nuk janë opozita e re, e vërtetë, reale dhe legjitime? Apo ata nuk përfaqësojnë gjë tjetër veçse një opozitë të shpikur nga hiçi. Të emëruar. Opozitën e gabuar. Të pavërtetë. Të imponuar dhe fasadë?

Për të qenë të vërtetë deri në fund, ejani të gjithë dhe tja vendosim emrin si të doni ju. Madje jo vetëm kaq sa është thënë deri tani, por le të shpikim edhe terma të tjerë po deshët. Deri tek “kriptopozita”, “gjasme opozita”, “sikur opozita”, “ndoshta opozita”, “fake opozita”, etj, etj. Por përpara se ti themi të gjitha këto, le të kemi qoftë edhe një herë të vetme vullnetin që tia vejmë diçkaje emrin ashtu siç ajo e ka në të vërtetë, në të gjithë këtë histori.

E vërteta e thjeshtë, e qartë, e pastër, e troçtë është një dhe vetëm një: Këtë “opozitë të re” që po i zë vendin atyre që dorëzuan mandatet, për të protestuar me sytë gjithë nostalgji nga ajo sallë, nuk ua solli as Partia Socialiste, as qeveria e saj dhe as Edi Rama.

Nëse do të donte që ta vazhdonte e ta thellonte ironinë e tij, Kryeministri këtë radhë kishte gjithë të drejtën e Zoti për ta bërë këtë. Madje mund të shkonte deri atje, nëse do të ishte në një rrethanë tjetër, sa të thonte madje më gojën plot se: “Opozitën e re”, nuk ua solla unë, atë e gjeta në mes tuaj!”

Sepse jo vetëm ata 4 deputetë të rinj që janë ulur deri tani në atë sallë, por edhe të gjithë kandidatët e tjerë që kanë nisur procedurën e pranimit të mandatit, apo janë në pritje të njoftimit nga KQZ për ta nisur atë, janë pjesë e listave zyrtare të opozitës sonë. Ata janë përzgjedhur, seleksionuar, kanë punuar dhe kontribuar politikisht dhe elektoralisht për të qenë në ato lista.

Lexo edhe :   PD: Propaganda bajate e qeverisë, i darkave te Nusreti e hoteleve 700 euro nata

Ndaj, të gjithë emrat e tyre, janë dorëzuar me dorën dhe me firmën e Kryetarëve të Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të të gjitha partive të tyre të tjera aleate në KQZ, plot dy vjet më parë. Ndaj, çudia më e madhe në gjithë këtë histori, është se përse sot, të gjitha ata bëjnë sikur sapo kanë mbërritur nga një planet tjetër, dhe krejt papritur, dikush u la një listë me emra të panjohur në dorë!

Secili prej atyre emrave në ato lista kandidatësh për deputetë, është përzgjedhur nga Lulzim Basha, nga Monika Kryemadhi dhe të gjithë aleatët e tyre të tjerë. Ata ishin përzgjedhur për të përfaqësuar partitë e opozitës së bashkuar në sallën e Parlamentit dhe ata nuk po bëjnë asgjë më shumë e asgjë më pak, sesa të pranojnë mandatet që u takojnë, për ti përfaqësuar deri në vitin 2021.

Lexo edhe :   PD: Propaganda bajate e qeverisë, i darkave te Nusreti e hoteleve 700 euro nata

Pyetja që lind pas kësaj është: Po Edi Rama dhe Partia Socialiste çhyjnë në këtë histori? Mazhoranca dhe përfaqësuesit e tyre, janë të vetmit që as nuk e kanë ditur, as nuk e kishin pse ta dinin, as nuk kanë patur fuqinë, tagrin dhe as idenë më të vogël se kush janë dhe përse ata u përfshinë në listat e kandidatëve për deputetë të partive të opozitës, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. PS dhe Edi Rama i kishin vënë vetes vetëm një objektiv: Ti fitonin ato zgjedhje dhe ta qeverisnin Shqipërinë vetëm. Dhe këtë bënë e po bëjnë.

Në këto kushte, legjitimitetin e deputetëve të rinj,- ose “opozitës së re” nëse i referohemi ironisë së seancës së fundit në Kuvend,- po ua jep vota, ligji dhe Kushtetuta. Ato nuk po ua jep Edi Rama, por Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Ndaj, aq qesharak dhe absurd është debati për “opozitën e re” dhe rreth “fajtorëve” të saj, sa edhe e gjithë kjo situatë irreale ku lidershipi i opozitës e ka futur veten, pas vendimit për daljen nga Parlamenti. Për ta çuar deri në fund marrëzinë dhe groteskun, e vetmja gjë që u ka mbetur deri më sot pa thënë ende, është e famshmja dhe e pafajshmja: Të gjithë fajin e ka Edi Rama!

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova ndalon hyrjen e mjeteve me targa serbe, Drecun: Aksioni i planifikuar

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se aksioni i Njësisë Speciale të Kosovës rreth vendosjes së reciprocitetit...

Ndodh edhe kështu/Nuk siguroi dot biletën, tifozi fshihet në tualetin e femrave

Për të parë skuadrën e zemrës, ia vlen çfarë do lloj sakrifice. Një tifoz skocez i skuadrës së Sëlltikut është përballur me një të...

E mendonin të vdekur në Pukë, si i dështoi plani për inskenimin e vrasjes

Vijojnë hetimet ndaj biznesmenit italian Davide Pecorelli, të cilit i dështoi plani për inskenimin e vrasjes. Shqipëria nis hetimet për "shkatërrim prone" e "dëmtim...

Thellohet tragjedia, shuhet familja Gjoka nga shpërthimi i bombolës së gazit

Pas dy motrave dhe mamasë, ka humbur jetën edhe djali 12-vjeçar i familjes Gjoka. Enriko Gjoka 12 vjeç, fatkeqësisht nuk ia ka dalë t'i...

Vendimi/Çfarë është reciprociteti për targat e Serbisë? Blindohet kufiri

Duke parë situatën e agravuar tashmë mes Kosovës dhe Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të shfrytëzojnë...