Politikë

Për kë e ka fjalën? Saimir Tahiri: Ne të tjerët edhe kemi gabuar, këta jo!

               Publikuar në : 21:43 - 12/06/19 Enno

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka uruar të gjithë socialistët, me rastin e 28-vjetorit të krijimit të kësaj force politike.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Tahiri ka postuar foton e një simpatizanteje të PS-së, ku bashkangjitur shkruan se të gjithë ata qytetarë që e kanë mbështetur Partinë Socialiste dhe vazhdojnë ende ta bëjnë, janë “zotët e shtëpisë në selinë e PS-së”.

Ndërsa thekson se:Ne të tjerët edhe kemi gabuar, këta jo! Kurrë!”

Reagimi i plotë i Saimir Tahirit:

E njeh Noren, po ke shkelur te pakten nje here ne pragun e PS! Te pershendet e perqafon me dashuri, sic ka bere me mua cdo here, qe shume vjet me pare.

Socialiste e thjeshte nga ato qe opozite a pushtet qofshin te tjeret, nuk i ben asnje dallim.

Si Nora, eshte Tasha, Ida, Teuta, Dhurata, Haxhiu i ndjere, e shume te tjere qe kane qene e jane te zotet e shtepise ne seline e PS, ne cdo dite e date! Bashke me mijra njerez te tjere qe te PS kane pare forcen e shpirtit per te ardhmen e femijeve.

Ne te tjeret edhe kemi gabuar, keta jo! Kurre!

Gezuar per ju, e per gjithe njerezit qe duan Shqiperine!

#gezuar28vitePS

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT