E enjte, 28 Tetor, 2021
5.5 C
Tirana

Për çfarë duhet të merren vesh Rama dhe Basha!

Nga: Mentor Kikia

Presidenti Meta foli sot sërish për nevojë urgjente të zgjidhjes së krizës. Iu drejtua personalisht Ramës, që të tregojë lidership, pasi, sipas tij, “ky është pikërisht momenti kur koha nuk punon më për ty dhe ti fillon e gënjen veten se do gjesh një rrugë justifikimi për dështimin tënd të sigurt”.

Të gjithë flasin për zgjidhjen e krizës, të gjithë kërkojnë zgjidhjen e krizës, të gjithë kërkojnë bisedime dhe marrëveshje.
Por si, për çfarë?

Askush nuk ka hedhur deri tani në tryezë një ide. Për çfarë do të bisedojnë palët dhe për çfarë duhet të merren vesh. Opozita e ka humbur fillin. Qeveria nuk ra me protesta dhe molotov. Pasi nuk ndaloi dot as zgjedhjet në 30 qershor, po përpiqet të ndalojë kryetarët e rinj të futen në zyra. Rama është komod. Ai e mori edhe bashkinë e Devollit.

Eshtë detyrë e opozitës të ketë një platformë tani që t’ia vërë qeverisë dhe gjithë shqiptarëve në tryezë. Në vend që të zërë derën e bashkisë së Kavajës, opozita duhet të ketë një paketë kërkesash tani, që të jetë edhe një strategji për të ardhmen, për të nisur një diskutim publik jo vetëm me socialistët.

Unë po e bëj një sugjerim:

1 – Të bëhet reformimi i sistemit zgjedhor. Në vend të sistetmit të pastër proporcional me lista të mbyllura, të aplikohet sistemi i përzjerë, mazhoritar me elementë të proporcionalit, me lista të hapura.
2 – Të bëhet përmirësimi i ligjit për financimin e partive, me qëllim sigurimin e një transparence më të madhe të burimeve financiare.
2,1 – Të konsiderohen si financime edhe donacionet financiare ose materiale të vetë kandidatëve.
2.2 – Të bëhet monitorimi i pavarur i shpenzimeve gjatë fushatave elektortale, dhe jo thjeshtë auditimi i deklarimeve të vetë partive pas përfundimit të zgjedhjeve.
2.3- Konsiderimin krim elektoral të përdorimit të aseteve shtetëror, njerëzore dhe materiale, për llogari të fushatës elektorale, qoftë në pushtetin qendror ashtu dhe në atë vendor.
3 – Të kërkohet(të tërhiqet edhe organi i prokurorisë në një angazhim publik), për të hetuar me prioritet dhe me transparencë dosjet që kanë të bëjnë me krimin elektoral.
4- Sanksionimi dhe deklarimi publik i vullnetit politik, për të nxituar dhe mbështetur plotësimin sa më parë të Gjykatës Kushtetuese dhe shqyrtimi prej saj me prioritet i padisë mbi ligjishmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019
5 – Sanksionimi i zgjedhjes së presidentit të republikës me votë nga populli, si mënyrë për ti dhënë fund pazareve politike në emërimin e kryetarit të shtetit.

Lexo edhe :   Kriza e Partisë Demokratike ka emër
Lexo edhe :   Kriza e Partisë Demokratike ka emër

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Naftëtarët e Ballshit mblidhen para uzinës: Të opozitës vinë vetëm për votat

Naftëtarët e Ballshit janë mbledhur paraditen e sotme para uzinës në një tubim, pasi ende nuk ka një vendim se çfarë do të bëhet...

Pse askush në PD nuk po gëzon për “kandidaturën” e Sali Berishës?

Nga: Mero Baze Sali Berisha shpalli për herë të tretë kandidaturën e tij për të qenë në krye të Partisë Demokratike. Herën e parë më...

“Foltorja sjell largimin e Bashës e Ramës”, Topalli mbështet Berishën

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, ka deklaruar se “Foltorja” e Sali Berishës ishte iniciativa më e mirë që mund të ndodhte nga lideri historik i demokratëve....

“35 mijë euro kush vr*t Albin Kurtin”, policia rrethon banesën e kryeministrit

Forca të shtuara të policisë kanë qëndruar pranë shtëpisë së kryeministrit Albin Kurti, pas informacioneve për kërcënim. “Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye,...

U përurua në maj, Spitali Memorial i Fierit ka mungesë ilaçesh

Spitali Rajonal Memorial i Fierit hapi dyert për qytetarët në muajin maj të vitit 2021. Tashmë jemi në muajin tetor, dhe një qytetar nga...