E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Për besimpaktët e konspiracionistët

Nga: Mustafa Nano

“Teoritë konspirative, vaksina përmban chip, vaksina është programuar të ndryshojë ADN-në e secilit prej nesh, vaksina është programuar të dhjetojë popullsinë e botës vaksina ka efekte anësore që i fshehin, sepse duan që kompanitë faramaceutike të pasurohen”.

Kjo ka bërë që nr. i atyre që refuzojë të vaksinohen të jetë relativisht i madh. Një treta e shqiptarëve refuzojnë të vaksinohen. Një në tre shqiptarë refuzon të marrë vaksinën. Sepse ka rënë pre e këtyre teorive. Kjo nuk është ndonjë shifër e lartë. Në Malin e Zi janë 45% e popullsisë që i besojnë këto mufka e broçkulla.

Në Afrikën e Jugut janë 60%. Por në Danimarkë vetëm 15%. Në SHBA 20%. Është domethënëse edhe kjo, apo jo? Danezët besojnë më pak në teoritë e konspiracionit sesa shqiptarët, apo shoqëri të ngjashme me këtë tonën, d.m.th. shoqëri të prapambetura.

Studimet tregojnë se të shumtët e atyre që besojnë në teoritë e konspiracionit lidhur me COVID-in janë njerëz pesimistë, nihilistë, fanatikë, mendjembyllur, paragjykues, janë njerëz që tjetrin që është i ndryshëm e shohin si armik, janë njerëz, të cilëve bota dhe jeta u duken pa kuptim, janë njerëz që besojnë në përgjithësi teoritë e konspiracionit, që besojnë se virusi është përgatitur në laborator, se virusin (edhe vaksinën) e kanë përgatitur Bill Gates, etj, etj.

Të dhënat amerikane: në Amerikë janë rreth 20% ata që nuk duan të vaksinohen. Por vini re: nuk janë vaksinuar ende 44% e protestantëve evangjelistë, 46% e republikanëve, 59% e atyre që shohin Fox Neës-in, në një kohë që janë 73% e shikuesve të MSNBC-së që janë vaksinuar. Është bërë një çështje ideologjike që ndan të majtën nga e djathta.

Kjo masë anti vaxxers nuk është ndonjë shqetësim. Siç më tha në këtë studio herën tjetër Ilir Alimehmeti, ne duhet të fokusohemi te 70% e popullsisë, ta vaksinojmë atë, t’u japim edhe dozën e tretë. Nëse bëjmë këtë gjë, ne mund t’i kthehemi jetës normale pa ndonjë problem, s’ka gjë se 1/3 e njerëzve do të jenë të pavaksinuar. Sepse vaksinimi i 70% të popullsisë, tok me rritjen e imunitetit natyral japin fryte.

Lexo edhe :   Greqia shtrëngon masat!Kërkohet testi negativ, ndalon hyrjen nga vendet e treta

98% e atyre që vdesin prej COVID-it në SHBA janë njerëz që kanë refuzuar të vaksinohen

Në Izrael, ku më shumë se gjysma e popullsisë ka marrë dozën e tretë të vaksinës, infektimet kanë rënë. Vdekjet gjithashtu.

Në Britaninë e Madhe, ku jeta është normalizuar, infektimet po rriten, por vdekjet jo, gjë që do të thotë se vaksina funksionon. Në GB numri i pleqve që vdesin në këto kohë është si në kohë normale. Sepse vaksina funksionon. Një studim Italian ka arritur në përfundimin se ata që janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-it ka shumë pak gjasa të vdesin prej këtij virusi, nëse nuk janë shumë pleq e nëse nuk kanë sëmundje të tjera.

Lexo edhe :   Kina nuk arrin dot objektivin në 'zero-Covid'

Shkurt, ne duhet të synojmë të ecim fort me procesin e vaksinimit. Këtë duhet ta shndërrojmë  në një problem kombëtar. Në një fushatë kombëtare, në të cilën duhet të marrim pjesë të gjithë.

Edhe kolegët e mi që flasin çdo mbrëmje nëpër studio për të miliontën herë për Berishën, Ramën, Bashën, etj, do bënin mirë ta thoshin fjalën e tyre për vaksinimin, e kështu të jepnin një dorë në këtë histori. Duhet të bëjmë zërin tonë më të fortë se zëri i konspiracionistëve. Nuk ka kuptim që t’i lëmë këta të fundit ta fitojnë këtë betejë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Shkelje financiare”, arrestohet presidenti i klubit italian

Presidenti i një prej klubeve të Serisë A është vënë në pranga, për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive...

“Jam në Dubai, s’jam arratisur”/ Nipi i deputetit të PS-së: Ngjarje e stisur

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja konfirmon se nuk është arratisur, pasi akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë, kanë...

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...