E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Për ata që e paraqesin Grenellin si “foltore” e SHBA

Nga: Mero Baze

Riçard Grenell është një ish-diplomat, që tani është biznesmen në punë të vet, kryesisht si lobist. Nuk është një profesion i ndaluar. Në SHBA, ka shumë kërkesa nga individë apo politikanë jashtë SHBA, që kanë nevojë të rehabilitohen në sytë e vendit të tyre, si njerëz me mbështetje amerikane. Ai është një lobist i Qeverisë së Vuçiqit në Beograd, për shkak të krizës që Serbia ka me SHBA, për shkak të Kosovës.

Nuk jam i sigurtë se ai ka nënshkruar ndonjë kontratë lobimi me Ilir Metën, por dhe nëse e bën, nuk është një biznes i mirë për Metën, pasi ky i fundit e ka problemin me Qeverinë amerikane, dhe Grenell është një skifter politik kundër Departamentit të Shtetit.

Emigrantja shqiptare “që po i del zot” Berishës nga SHBA, po përpiqet ta shesë atë dhe si lobist të Sali Berishës.

Kjo do të ishte një gjë shumë e mirë për shumë arsye.

E para, që së paku zoti Berisha të harxhojë ca para nga ato që u ka vjedh shqiptarëve familjarisht. Në pamundësi për t’ia marrë ato para drejtësia shqiptare, le t’ia marrë një biznesmen amerikan. Nuk është keq. Vetëm kujdes se në SHBA i duan me faturë dhe Departamenti i Thesarit është vigjilent.

Së dyti, është një fakt domethënës që Berisha nuk gjen dot askënd për ta mbrojtur në SHBA, dhe shkon mbetet në dorë të një biznesmeni, që i rrëzon atij fabulën e shpalljes “non grata” për shkak të kundërshtimit të projektit amerikan për marrëvshjen Serbi-Kosovë.

Riçard Grenell nuk e ka të vështirë të mbrojë edhe Serbinë, edhe ndarjen e kufijve, edhe Berishën, se në fakt nuk ka ndonjë gjë të vërtetë tek pretendimi i Berishës, por Berisha e ka të vështirë të na gënjejë duke thënë që edhe është shpallur “non grata” për shkak të marrëvshjes së projektuar Serbi- Kosovë, edhe të jetë i mbështetur nga njeriu i marrëveshjes.

Lexo edhe :   Aksident i qëllimshëm ndaj ish-kryeministrit Berisha? Ja ç’thotë truproja

Dhe së fundmi, që ka dhe më shumë rëndësi për të ardhmen e ndarjes së PD nga Berisha, kjo përpjekje qesharake e Berishës për të shpikur një SHBA tjetër, ja bën më të lehtë Partisë Demokratike ndarjen me Berishën. PD i ka raportet me SHBA, Qeverinë amerikane, Kongresin dhe Senatin, si institucione të ligjshme, ndërsa Berisha le të vendosë marrëdhënie me “foltoren” e Kokalarit në SHBA. Kështu është secili në vend të vet.

Lexo edhe :   Balla tallet me Bashën: Luli çohet vonë, s’ka marrë vesh që takuam fermerët

Edhe Grenelli merr ndonjë para, se biznesmen është, edhe Berisha gjen ngushëllim për ndëshkimin e tij të përjetshëm, edhe Ilir Meta ka shpresë më në fund që të udhëheqë një parti “konservatore”, nga ato që janë “kundër homoseksualëve, që prishin familjet”, duke vazhduar më tej amanetin e Berishës, i cili duhet të presë gjatë sa të fitojë foltorja në SHBA.

Vetëm se këto i duhen thënë Grenellit para se ta paraqesin si “foltorja” e Berishës në SHBA, se ai akoma e ka të freskët memorien nga puna që ka bërë dhe procedura se si shpallet një njeri në listë të zezë. Dosjen e Berishës në fakt e kanë hartuar agjencitë që ka drejtuar ai. Nuk di sa punë i bën Berishës një foto me të, por gjithsesi mund t’i shkojnë lekët dëm. Dhe kjo është prapë gjë e mirë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...