Nga: Kristin Tate “The Hill”
Ndoshta nuk ka asnjë shtet tjetër që të pasqyrojë më mirë të kaluarën dhe të tashmen e SHBA-së sesa Pensilvania. Me 2 qytete të mëdha, me zona të mëdha rurale, dhe me karakterin e saj të “Rripit të Ndryshkur”, ky shteti është simbol i thuajse çdo ndarje kombëtare.
Donald Trump suprimoi të gjithë në vitin 2016, duke u bërë kandidati i parë republikan për president që fitoi Pensilvaninë që nga viti 1988. Ky shtet do të jetë i një rëndësie të madhe edhe në garën e këtij viti. Në garën për arritjen e 270 votave të nevojshme elektorale, unë e shoh Pansilvaninë si shtetin “kyç” të këtyre zgjedhjeve.
Me Xho Bajdenin që ka të ngjarë të përplaset përsëri me ish “Murin Blu” me Liqenet e Mëdha, Trump është në rrugën e duhur për të mbajtur Ohajon dhe Rripin e Diellit. Nëse do të jetë vërtet kështu, 20 votat elektorale të Pensilvanisë mund të jenë ato që do të dërgojnë njërin prej këtyre kandidatëve në Shtëpinë e Bardhë.
Sondazhet e nxirrnin fituese Hilari Klintonin në vitin 2016. Në fakt Trump fitoi atje me 44.000 vota diferencë. Mos harroni: Pensilvania ishte shteti i tij shumë përpara zgjedhjeve, pasi Trump ishte në avantazh në qarqe, në zgjedhjet paraprake të republikanëve.
Qëndrimet e tij mbi taksat, emigracionin dhe vendet e punës në industri, duket se përputhen 100 për qind me interesat e shumicës së votuesve në këtë shtet. Një sondazh e tregon në epërsi dhe një tjetër në barazim me rivalin demokrat. Në sondazhet e javës së kaluar, Bajden kryesonte me më shumë se 3 pikë.
Pra, nëse ekzistonte një mospërputhje diku në vitin 2016, situata sot është ndryshe. Ndërkohë, ekziston një mundësi reale që sondazhet të jenë më të pasakta në këto zgjedhje sesa ishin 4 vjet më parë, pasi kritikat e vazhdueshme të presidentit në mandatin e tij të parë, mund të nënkuptojnë një votë të konsiderueshme të “konservatorëve të ndrojtur” pro Trump.
Ato që e ndihmojnë më tej garën e Trump, janë disa prirje premtuese për republikanët. Në vitin 2016, në Pensilvani pati rreth 900.000 më shumë demokratë të regjistruar sesa republikanë. Në vitin 2019, kishte 800.000 më shumë demokratë. Sot, ndarja është ngushtuar për 100.000 votues të tjerë.
Pra, kemi një zhvendosje prej gati 200.000 votuesish në krahasim, me 4 vjet më parë. Ndoshta fakti më i habitshëm, është se numri për republikanët e regjistruar është rritur në krahasim me demokratët e regjistruar në gati të gjitha qarqet e këtij shteti.
Këtu përfshihen 5.000 votues republikanë më shumë në Filadelfia. Ky shtet është gjithashtu shtëpia e 2.300.000 të moshuarve që do të jenë votues të mundshëm. Trump ka konfirmuar gjithashtu afrimitetin e tij me afro-amerikanët, dhe arritjet e tij në reformën e drejtësisë penale, e cila mund të bëjë diferencën në një garë të ngushtë, sidomos pasi reperë të njohur si 50 Cent dhe Ice Cube kanë bërë deklarata pozitive mbi presidentin.
Gallup ka konstatuar se mbështetja e afro-amerikanëve ndaj Trump në të gjithë vendin është 11 pë rqind. Ata përbënin 10 përqind të votuesve në Pensilvani në presidencialet e 2016-ës. Nëse presidenti fiton qoftë edhe vetëm 15 për qind të votave të këtij grupi, ai do të ketë një rezervë të mjaftueshme votash për t’i bërë të pavlera votat që mund të marrë Bajden nënë Filadelfia dhe Pitsburg.
Pastaj është çështja kritike e energjisë. Bajden bëri një gabim të madh në debatin e fundit, kur pretendoi se dëshiron të heqë dorë nga karburantet fosile, në kushtet kur ky shtet është prodhuesi i dytë më i madh në vendi gazit natyror.
Shtabi i Trump ka thënë se ky qëndrim do t’i kushtojë Bajdenit humbjen në këtë shtet, që ka përjetuar vitet fundit një rilindje, me hapjen e qindra mijërave vendeve të punës. Për votuesit ruralë të Pensilvanisë, qasja e Bajden paraqet një kërcënim vdekjeprurës për stabilitetin ekonomik për shumë familje.
Por, ato që mund të luajnë në favor të kandidatit demokrat, janë vendimet e gjykatës që mund të kenë një efekt dramatik në garën për Pensilvaninë. Gjykata e Lartë e lejoi këtë shtet të numëronte fletëvotimet me postë deri në 3 ditë pas zgjedhjeve.
Ndërkohë, Gjykata e Lartë e shtetit të Pensilvanisë, vendosi që fletët e votimit të mos shpallen të pavlefshme dhe nëse kanë probleme me firmën. Pensilvania ishte padyshim surpriza më e madhe e Natës së Zgjedhjeve në vitin 2016.
Ndërsa natyra e ngushtë e garës mund të jetë ndonjë gjë e çuditshme, roli i saj si një “zile” e Rripit të Ndryshkur e bën atë shtetin kryesor që duhet vëzhguar në këto zgjedhje. Ashtu si dikur kur ishte kolonia që pati votën thelbësore për pavarësinë, Pensilvania ka sërish shansin të luajë këtë javë të njëjtin rol.
TIRANA TODAY