E enjte, 2 Dhjetor, 2021
12.5 C
Tirana

Pëlqimet në mediat sociale, po ndryshojnë mënyrën se ndihemi për kujtimet tona

Kujtimet cilësohen shpesh si diçka shumë personale dhe private. Megjithatë, gjatë viteve të fundit njerëzit janë mësuar me njoftimet nga mediat sociale apo galeritë e telefonave, që u thonë atyre se kanë një “kujtesë”.

Këto versione të ripaketuara të së kaluarës, ndikojnë jo vetëm në atë që mbajmë mend, por edhet tek lidhjet që kemi me ato kujtime. Në një studim të ri, kemi zbuluar se mediat sociale kanë potencialin që ta ndryshojnë mënyrën se si ndihen njerëzit në lidhje me kujtimet e tyre.

Metrikat e mediave sociale si për shembull “pëlqimet” (Like) në Facebook mund të ndikojnë negativisht tek mënyra se si njerëzit ndihen në lidhje me kujtime të caktuara, sidomos nëse këto kujtime ndahen pa marrë shumë pëlqime nga të tjerët.

Përtej kësaj, parashikimi i gjykimeve të mediave sociale në lidhje me të kaluarën, mund të ndikojë gjithashtu tek ato kujtime. Për të kuptuar praninë e përditshme të këtyre kujtimeve të automatizuara, një grup studiuesish kryen disa intervista të hollësishme me grupet e fokusit dhe rreth 60 përdorues të mediave sociale.

Ata analizuan mënyrën se si njerëzit përdorin platformën Timehop, kujtimet në Facebook dhe kujtimet në telefonat e Apple. Ata i pyetën pjesëmarrësit në lidhje me ndjesinë e tyre kur iu kujtuan këto kujtime. Ata vunë re se në disa raste pjesëmarrësit ndiheshin ndryshe për kujtimet e tyre, pavarësisht nga numri i pëlqimeve.

Për disa, kujtimet marrin më shumë vlerë pjesërisht përmes pëlqimeve të mediave sociale, të cilat mendohet se janë një gjykim mbi vlerën e një kujtese. Për shembull, një pjesëmarrës vuri në dukje se megjithëse një kujtim është i veçantë për individin “ti varesh vazhdimisht  nga të tjerët, dhe çfarë mendojnë ata mbi kujtimet tuaja”.

Nga ana tjetër, mos marrja e pëlqimeve të mjaftueshme,mund ta prishë ndonjëherë vlerën personale të bashkangjitur tek disa kujtime. Një tjetër pjesëmarrës në këtë studim, tha se nëse do të ndante një kujtim dhe do të merrte vetëm tre pëlqime, numri i ulët i pëlqimeve do të bëhej pjesë e kujtesës.

Pjesëmarrësit ishin të vetëdijshëm se kjo ndodh, por shtuan se ishte e vështirë të shkëputesh nga ajo që është përshkruar si “ekonomia e Like-ve”. Edhe pse pjesëmarrësit e pranuan se kujtimet e tyre ishin personale dhe nuk duhej të ndikoheshin nga rrjetet sociale, disa u shprehën se mendonin ndryshe për një ngjarje, për shkak të reagimit të saj të dobët në mediat sociale.

Sigurisht, jo të gjitha kujtimet u ndikuan nga niveli i pëlqyeshmërisë në mediat sociale. Disa kujtime konsideroheshin shumë të vogla për të qenë të një interesi më të gjerë. Por në përgjithësi për llojet e tjera të kujtimeve të ndara, numri i pëlqimeve dukej të ishte ende një gjykim i pashmangshëm.

Dhe parashikimi i gjykimit përmes pëlqimeve të mediave sociale, ka filluar që të diktojë mënyrën sesi njerëzit ndajnë kujtimet e tyre me të tjerët. Në studimin në fjalë, njerëzit shpjeguan se si ata do të ruanin në mënyrë aktive kujtime të caktuara, bazuar pikërisht nga vëzhgimi i mediave sociale.

Gjithashtu, studiuesit zbuluan se njerëzit janë shumë selektivë në lidhje me llojin e kujtesës që do të vazhdonin të ndanin, duke zgjedhur t’i ndanin privatisht disa kujtime sesa haptas në rrjetet e tyre sociale.

Burimi i lajmit: https://theconversation.com/social-media-likes-change-the-way-we-feel-about-our-memories-new-research-156149

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Haklaj plas ‘bombën’: Noka do tentojë të pushtojë selinë e PD më 12 dhjetor

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë teksa ka thënë se Flamur Noka po përgatit strukturat për të...

Tensionet Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Blinken takim ‘kokë më kokë’

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, u takuan të enjten në Stokholm, Suedi, mes shqetësimeve në rritje...

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

Nga: Ben Andoni Nëse në fillim njerëzit e PD-së mundoheshin të gjenin atë të veçantën dhe mënyrën sesi do të mbrohej Berisha me etiketimin “Non...

Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i “Top Channel”

Ben Blushi ka dhënë dorëheqjen nga "Top Channel", media e njohur të cilën e drejtonte prej katër vitesh. Nga sot ai nuk është më...

Komiteti Teknik publikon masat e reja, çfarë do ndodhë nga 4 janari

Pas rritjes së rasteve dhe shtrirjes së madhe në mbarë botën si pasojë e variantit Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të...