E premte, 28 Janar, 2022
9.5 C
Tirana

Pëllumb Pipero del kundër kryeministrit Rama: Hiq gjobat, boll jemi tronditur nga tërmetet dhe pandemia

Mjeku Pëllumb Pipero ka folur për një nga çështjet që ka hapur më shumë debat, pas detyrimit për të mbajtur maskën edhe në ambientet e hapura. Ai është pro mbajtjes së maskës edhe në rrugë, për tu mbrojtur nga virusi, por është shprehur kundër qeverisë në lidhje me gjobat në rast shkelje. I pranishëm në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, Pipero u shpreh se maska është i vetmi mjet që na mbron, dhe se duhet ta bëjmë mënyrë të jetesës. Nga ana tjetër apelon ndaj Ramës që të heqë gjobat, sepse shqiptarët janë tronditur nga dy tërmete dhe pandemia.

“Kur kam thënë që maska duhet të bëhet e detyrueshme, unë në këtë situatë kam qenë dhe jam kundër çdo gjobe, sepse ne shqiptarët boll jemi gjobitur nga natyra, dy tërmete dhe pandemia.

Ne duhet të mësohemi të respektojmë çdo rregull dhe ligj që vjen, sepse historikisht shqiptarët janë lidhur pas fjalës dhe jo pas normave administrative.

Do ishte më e pranueshme në opinionin tim, një aleancë mbarë kombëtare, specialist dhe qytetarë, qytetarë dhe institucion që të mirëkuptohemi dhe të biem dakort që maska është mjeti më mbrojtës deri tani dhe duhet të bëhet pjesë e jetës sonë dhe ta bëjmë mënyrë jetese.

Kjo maskë të mbron ty, mbron doktoreshën, nuk më mbron mua. Po ta mbash dhe ti, më mbron dhe mua. Duhet ta dinë gjithë shqiptarët që Covid-19 nuk ka as këmbë, as krahë, as kokë, as logjikë.

Ky virus nuk qarkullon me këmbët e veta, qarkullon me ne qytetarët. Maska duhet të jetë me vete për ta përdorur aty ku duhet dhe aq sa duhet. Përdorimi i maskës e ul ndjeshëm transmetimin e virusit dhe ul sëmundshmërinë nga ky virus. Duke pasur këtë maskë, neve marrim shumë më pak spërkla pështyme me viruse brenda.

Në rast se unë rri përballë me ju për 15 minuta dhe bëj muhabet apo teshtij, ky virusi përmes spërklave mund të transmetohet deri në 3 metra. Ndaj krahas distancës fizike dhe higjienës së duarve, maska është më e rëndësishme dhe më e sigurta për aq kohë sa nuk kemi një vaksinë. I them kryeministrit që nuk jam dakort për gjobën, më duket e tepërt si Pëllumb”, është shprehur ai. /tvklan.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Fakte të panjohura mbi shkencëtarët më të famshëm të të gjitha kohërave

Ju ndoshta mund t’i njihni emrat e këtyre figurave historike të shkencës, si dhe zbulimet e tyre më të famshme. Por ndoshta mund të...

Pas acarit, rikthehen reshjet e shiut. Si do të jetë moti për këtë fundjavë

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit të ditës së shtunë, në pjesën më të madhe të...

Shp*rthimi në banesën e Dukës, 34-vjeçari i arrestuar me shenja dj*gie në dorë

34-vjeçari i arrestuar për vendosjen e tritolit në banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, rezulton me shenja djegie në dorë....

Pa të dashurën me shokun e tij, detaje nga sherri me th*ka në Berat

Detaje të reja janë hedhur në dritë sa i takon sherrit me thika në Berat, ku dy persona përfunduan me plagë të shumta në...

Faza e fundit e konfliktit dhe fati i “Foltores”

Nga: Ergys Mërtiri Pas muajsh tensione që degjeneruan deri në konfrontim fizik, përplasja Basha-Berisha po fillon të zbehet, ndërsa revolucioni i organizuar nga foltorja shkon...