Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump sugjeron zbatimin e disa metodave ekstreme për barrierën kufitare me Meksikën, me qëllim për të parandaluar hyrjen e emigrantëve të paligjshëm.
Sipas gazetës amerikane “New York Times”, Trump ka diskutuar shpesh me bashkëpunëtorët e tij për të fortifikuar murin në kufi me Meksikën përmes ngritjes së një brezi të elektrifikuar me tela me gjemba, si edhe krijimin e një pellgu me gjarpërinj dhe krokodilë.
Po ashtu, gazeta në fjalë, risjellë në kujtesë, takimin e zhvilluar me funksionarët e administratës së Shtëpisë së Bardhë, ku Trump kishte sugjeruar të qëlloheshin në këmbë emigrantët nga Meksika që hidhnin gurë. Mirëpo, ky propozim u konsiderua e paligjshme nga të pranishmit.
Deri me tani, në kufirin jugor të Amerikës raportohen të jenë ndaluar mbi 800 mijë persona që tentonin të kalonin ilegalisht.