E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

Peleshi: Të evitojmë përmbytjen e Shkodrës, do ketë shtim të reshjeve

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka monitoruar nga afër situatën e shkaktuar nga përmbytjet në Kallmet të Lezhës, dhe më pas në Obot të Shkodrës.

Peleshi tha se do të bëhet e pamundura për të evituar përmbytjen në Shkodër dhe në fushën e Bushatit.

Sipas tij, po bëhet një menaxhim shumë i mirë i kaskadës së Drinit.

Niko Peleshi: “Kam marrë një informacion që këtu në Obot, pra ana e malit, njësia administrative e anës së malit, sa i përket sipërfaqes nuk kemi tërheqje të ujërave sepse e tillë është natyra. Ju e dini jemi në një sipërfaqe nën nivel, por është pozitive që kemi një ulje të lehtë të nivelit disa centimetra dhe era që po fryn po e përshpejton çuarjen e ujërave drejt detit.

Kemi gjithashtu një pozitivitet tjetër përsa i përket reshjeve, siç e shikoni nuk ka reshje në të gjithë vendin. Kjo ka bërë që në situatën në Lezhë siç e komunikuam dhe më parë të jetë shumë e përmirësuar, por këtu do të shkojë disi më ngadalë drejt përmirësimit.

E rëndësishme është që të mos kemi përmbytje në Shkodër, në fushën e Bushatit dhe gjasat janë që do të arrijmë ta evitojmë për shkak se pavarësisht se reshjet do të shtohen sot pasdite, nesër dhe sidomos pasnesër në datën 11.

Sot kam komunikuar edhe me drejtorin e KESH-it dhe me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë kemi pasur një komunikim intensiv, po menaxhohet mirë kaskada.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...