E shtunë, 16 Tetor, 2021
21.5 C
Tirana

Peleshi në Lezhë: Investimet në bujqësi sjellin rritje ekonomike

Pastrimi i shtretërve të lumenjve shihet si domosdoshmëri për parandalimin e përmbytjeve dhe katastrofave natyrore si dhe përmirësimi i situatës së kullimit. Ky ishte objekti i inspektimit të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Peleshi, në qarkun e Lezhës, në zonën e degës së Drinit të Lezhës.

Gjatë dy viteve të fundit nga Bordit i Kullimit dhe nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit të Qarkut Lezhë është bërë pastrimi i një segmenti rreth 8,2 km.

Me përfundimin e segmentit të fundit prej 13 km, i cili sipas ministrit Peleshi nuk kërkon një investim shumë të madh, rreth 50 milion lekë të reja, zona prej 10 mijë hektarësh në fushën e Zadrimës do të jetë e mbrojtur nga përmbytjet.

Në fjalën e tij, Peleshi theksoi nevojen e përqafimit të një filozofie të thjeshtë, siç është ajo e të bërit të gjërave me shpenzime minimale dhe në një mënyrë të re dhe inteligjente:

“Kemi bërë ndërhyrje të segmentuara, për të pastruar kanalet ujitëse dhe kulluese në vite dhe kemi shpenzuar shumë e më  shumë pastaj për të eleminuar pasojat e përmbytjes, ndërkohë që me pak fonde, me pak lekë, nëqoftëse do të investojmë në mënyrë të zgjuar, siç po më thonë inxhinierët dhe specialistët që punojnë prej vitesh në ujitje dhe kullim, ne kemi mundësi, që duke e marrë skemën nga fillimi deri në fund, ta pastrojmë dhe pastaj të shmangim dhjetëfish investime për të eliminuar pasojat e përmbytjeve. Kështu që po investojmë jo vetëm më shumë në ujitje dhe kullim, por edhe më mirë edhe në mënyrë më inteligjente.”

Ministri Peleshi kërkoi gjithashtu edhe bashkëpunimin e komunitetit, duke përmendur edhe rastë konkrete, ku kanë qënë banorët ata që kanë ngadalësuar ndërhyrjet e Drejtorisë së Kullimit:

“Këto investime do vazhdojnë dhe nuk mund të ketë forcë që t’i pengojë qeverinë dhe institucionet, për të pastruar territorin, për pastruar lumenjtë, për të pastruar kanalet kryesore, sepse janë investime për jetën, janë investime për ekonominë.”

Ministri mori shkas nga historia e një agronomi në prag pensioni, që t’i bëjë një apel të rinjve të arsimohen dhe të frekuentojnë shkollat e mesme bujqësore dhe Universitetin Bujqësor të Tiranës, të Korçës, pasi bujqësia është një sektor prioritar, ku e ardhmja dhe punësimi janë të garantuara. Aktualisht bujqësia jep 20 % të prodhimit të brendshëm bruto dhe ka rezerva të pamasa për t’u rritur.

Ministri ftoi gjithashtu të gjithë sipërmarrësit të investonin në sektorin bujqësor, sepse është një zgjedhje dhe zgjidhje e duhur.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...