Në orët e para të mëngjesit të 7 dhjetorit 1941, 189 avionë luftarakë japonezë sulmuan bazën ushtarake detare amerikane në Pearl Harbor në ishujt Hauai.
Në pak kohë, u shkatërruan 170 avionë, 19 luftanije, u vranë 2400 ushtarakë amerikanë dhe u plagosën 300 të tjerë. Ai sulm mbeti goditja më e rëndë ndaj SHBA-së në territorin e vet, deri në sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001.
Vitet e fundit kanë dalë dokumente dikur sekrete, që tregojnë se presidenti Frenklin Ruzvelt ishte paralajmëruar që në nëntor për sulmin. Heshtja e tij mbetet një mister.
Ndoshta përballë një publiku amerikan që nuk e donte përfshirjen në Luftën e Dytë Botërore, atij i duhej një arsye e fortë që ta bënte këtë. Më 8 dhjetor, Kongresi miratoi hyrjen në luftë kundër Japonisë.
SHBA-ja do të shpenzonte në atë luftë mbi 550 miliard dollarë. Por në fund, fitorja e shndërroi në superfuqinë kryesore të botës, teksa fuqitë evropiane u shkatërruan, dhe mbetën të ndërvarura nga ndihmat e Amerikës.