Lideri i LSDM-së në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev, ka zhvilluar sot një takim me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi.
Bëhet me dije se në këtë takim kanë marrë pjesë edhe pjesëtarë të tjerë të partive, si Radmilla Shekerinska dhe Oliver Spasovski nga LSDM dhe Azem Sadiki nga PDSH.
Pas takimit në Klubin e Deputetëve, Sadiki u shpreh se Zaev i ka ftuar që të marrin pjesë në Qeveri dhe ata kanë pranuar. Ai theksoi se për këtë janë formuar edhe grupet e punës.
“Kishim ftesë për takimin e sotëm dhe ishim bashkë delegacioni i partisë me kryetarin e partisë. Na u ofrua mundësia që të jemi pjesë e qeverisë së ardhshme nga kryetari i LSDM-së, Zoran Zaevi, dhe ne si parti e kemi pranuar ftesën dhe janë formuar grupet e punës që do të udhëheqjen nga kryetari i partisë bashkë me sekretarin e LSDM-së, Ljupço Nikollovski”, tha ai.