E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

PD-Veliajt: Do mbahesh mend për kullat, betonin dhe mafien e plehrave

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar pas komentit të kryebashkiakut të Tiranës Veliaj se “ca njerëz do mbahen mend për punë konkrete, ca të tjerë do mbeten barcaletë e shëmtuar e këtij qyteti”.

Zhupa, teksa bën bilancin e ndërtimit të shkollave dhe çerdheve gjatë kohës së Bashës si kryebashkiak, thotë se nëse Rama nuk do kishte bllokuar buxhetin sot do të kishte edhe ngrohje në shkolla.

Sipas saj,  Veliaj do të kujtohet vetëm për ndërtimin e kullave, betonizimin dhe lidhjen me mafien e plehrave.

Postimi i Zhupës në Facebook

Veliaj që do mbahet mend si betonizuesi i Tiranës dhe bashkëpunëtor i mafias se plehrave ka vazhduar dhe sot me lumin e mashtrimeve.

Me kot lodhet vemja bashkisë, faktet janë aty, qytetarët, prindërit dhe nxenesit e Tiranës e bëjnë dallimin fare qartë mes Lulzim Bashës dhe kryemashtruesit qe nuk mbajti asnjë premtim dhe sot për interesa të tij personale e ka kthyer ne ferr jeten e qytetarëve të Tiranës.

Faktet flasin vetë:

Investimet nga buxheti i Bashkisë Tiranë vetem për 2012 – 2014

Ndërtimi i 1 shkolle të mesme;

Rikonstruksioni  i 2  shkollave të mesme;

Ndërtimi dy shkollva 9 – vjeçare.

 Rikonstruksion dhe shtesë 5 shkolla 9 vjeçare;

Ndërtimi i 4  kopshteve;

Rikonstruksion dhe shtesë 8 kopshte;

Rikonstruksioni i 7 çerdheve;

Sistemim sheshi dhe terrene sportive 3 shkolla 9-vjeçare.

Vetem ne vitin 2005 u shtuan 44 impiante ngrohëse.

Kaldajat me naftë u zëvëndësuan me kaldaja me pelet duke i kursyer buxhetit të      Bashkisë rreth  880 mijë euro.

Nëse nuk do të ishte bllokuar buxheti i Bashkise (2014) me urdher te Edi Rames dhe Erjon Veliajt  ne fund te 2015  do të kishim sistem ngrohje 100% për kopshtet dhe çerdhet dhe 95% për shkollat.

Cili është bilanci i vemjes së bashkise sot?  Vetëm kulla, kulla dhe kulla. Ndërkohë që bëhet gati të ndërtojë edhe më shumë kulla!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...