E enjte, 16 Shtator, 2021
32.5 C
Tirana

“PD të ndahet nga Berisha”, reagon kreu i ish-të Përndjekurve

Një ditë pas deklaratës së bujshme të studiueses Jonila Godole, ku kërkoi nga PD distancimin nga ish-kryeministri Sali Berisha, vjen reagimi i Nebil Çikës, kreut të Shoqatës së ish të Përndjekurve Politikë. Në një reagim në rrjetet sociale, Çika sqaron se emërimi i Godoles në këtë post nga kryedemokrati Basha, nuk ka lidhje me shoqatën, si dhe e akuzon kreun e PD-së për vendimmarrje të gabuara në raport me ish të përndjekurit. Ai sqaron se Znj. Godole nuk është pjesë e shtresës së përndjekurve politikë antikomunistë, dhe emërimi i saj nuk ka asnjë lidhje me ta.

Statusi

Sqarim i detyruar!

Në pozitën e kryetarit zgjedhur të të përndjekurve politikë antikomunistë të Shqipërisë, dje dhe sot, kam marrë qindra mesazhe e telefonata nga të përndjekur politikë antikomunistë përsa i përket emërimit nga z.Basha të znj.Jonila Godole, sekretare për të përndjekurit politikë në PD.

Më duhet të sqaroj të përdjekurit politikë antikomunistë të Shqipërisë dhe opinionin publik, se ky zhvillim në PD nuk ka asnjë lidhje me ne .

Znj.Godole nuk është pjesë e shtresës së përndjekurve politike antikomuniste dhe emërimi i sajë nuk ka asnjë lidhje me ne . Është vendim i z. Basha dhe i strukturave të PD. Do të ishte mirë që ne një post të tillë të ishte përzgjedhur një i përndjekur politik antikomunistë, pra njëri nga ne, që në PD jemi me shumicë ,por kjo nuk ka ndodhur.

Ne kemi kërkura zyrtarisht dhe publikisht nga z. Basha dhe PD që të marrë edhe miratimin tonë kur bëhet fjalë për përfaqësues politikë apo drejtues forumesh që kanë lidhje me të perndjekurit politikë por ai nuk e ka parë të arsyeshme të na dëgjojë për këtë kërkesë tonën.

I angazhuar në detyrat e mia si kryetar i zgjedhur i të përndjekurve politikë antikomunistë të Shqipërisë nuk i kam dëgjuar apo lexuar çka thënë znj. Godole si sekretare në PD por jam i prirë të respektoj mendimin politik të çdokujt deri sa ai nuk prek kauzën dhe interesat e të përndjekurve politikë antikomunistë .

Lexo edhe :   “Basha fle gjumë edhe kur ecën”, Spahiu i nxjerr foton

Dua të siguroj të gjithë bashkëvuajtësit dhe bashkëluftëtarët tanë se pavarësisht zgjedhjeve të z.Basha dhe forumeve të PD të personave që merren me çështjet e të perndjekurve politikë, marrëdhnia jonë me PD është parimore e sinqertë dhe ka në themel raportin e sajë me kauzën të drejtat e interesat tona.

Mendoj se marrëdhënia me të përndjekurit politikë antikomunistë është jetike për PD dhe çdo mungesë serioziteti i trajtimit të sajë nga lidershipi demokrat ka pas dhe do të ketë koston e sajë politike e elektorale.

Lexo edhe :   Ndoka: Do dalë një lidership i ri, ja çfarë kërkon ish-kryeministri

Shumë herë z. Basha ka shfaqur paqartësi e ka marrë vendime jo korrekte përsa i përket raporteve me të përndjekurit politikë antikomunistë, duke u përpjekur të faktorizojë si përfaqësues të të perndjekurve politikë, individë e organizat që nuk kanë lidhje me ne, përkundrazi, vijnë nga radhët e persekutorëve.

Këto vendimarje të gabuara të tij janë kundërshtuar nga ne por janë vullnet e përgjegjësi poitike e tijë.

Ne të përndjekurit politike antikomunistë i zgjedhim vetë përfaqësuesit tanë dhe jemi transparentë për këtë. Vetëm të zgjedhurit tanë kanë të drejtën të flasin në emrin tonë dhe mbajnë përgjegjësinë politike, ligjore e morale për ato që bëjnë e thonë.

Çdo fjalë tjetër që mund të spekulohet në emrin tonë nuk është as vullnet e as përgjegjësi e jona .

Duke përfunduar dua të theksoj se znj. Godole nuk eshtë as përfaqësuese e as përgjegjësi e jona.

Ne vlerësojmë çdo kontribut e mbështetje që na vjen nga organizata politike e shoqërore e individë por i përcaktojmë prioritet dhe i zgjedhim vetë përfqësuesit tanë.

Nebil Çika

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E vetmja mënyrë për të trembur Ramën

Nga: Dritan Hila Tashmë që janë trajtuar të gjitha variablet e seriozitetit apo ambiguitetit të sjelljes së Bashës ndaj Berishës dhe pasojat që do ketë...

Nëndetëset me energji bërthamore, Kina denoncon paktin SHBA-Britani-Australi

Kina ka denoncuar një pakt historik të sigurisë midis SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë, duke e përshkruar aleancën si "jashtëzakonisht të papërgjegjshme" dhe...

Mësimi nga mençuria e gjyqtarit Learned Hand

Nga: Irena Beqiraj Po jetojmë një periudhë të çmendur “skepticizmi” ndaj Amerikës. Mesazhet e shumë zyrtarëve të saj duken butaforike. Por historia na tregon që...

I zhdukur prej dy ditësh, 39-vjeçari gjendet pa shenja jete

Policia e Tiranës njofton se është gjetur pa shenja jete një 39-vjeçar në zonën e quajtur "Kodrat e Selitës". Policia ka indentifikuar viktimën, shtetasi...

“Shqipëria do monitorohet nga kamerat”, ministri Çuçi zbulon planin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zbuluar sot në Kuvend objektivat e dikasterit që ai drejton në 4 vitet e ardhshme të 'Qeverisë Rama'....