E martë, 25 Janar, 2022
-4.5 C
Tirana

PD publikon grafikun: 75 mln euro për vetëm 15% më shumë mbetje të trajtuara

Inceneratorët janë kthyer në debatin kryesor mes partive politike në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

Partia Demokratike shprehet se pronari i vërtetë i inceneratorëve të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit, është kryeministri Edi Rama, dhe se ka gllabëruar 75 milion euro nga paratë e taksave dhe s’kanë punuar kurrë.

Eksperti i ekonomisë në PD, Dorjan Teliti, publikoi një grafik, në rrjetin social, Facebook, dhe tha vëllimi i mbetjeve të trajtuara në vitin 2019 është rritur vetëm 15%, krahasuar me vitin 2013, ndonëse janë paguar 75 milion euro.

Postimi i Telitit në Facebook

ER pronari i vërtetë i 3 inceneratorëve që kanë gllabëruar deri më sot 75 milion euro nga paratë e taksave dhe s’kanë punuar kurrë, u thotë shqiptarëve se 37% më shumë shqiptarë mbulohen sot nga trajtimi i plehrave. E vërteta është krejt ndryshe!

Vëllimi i mbetjeve të trajtuara në vitin 2019 është rritur vetëm 15%, ndonëse inceneratorët e Edi Ramës, Erion Veliajt, Arben Ahmetajt dhe Klodian Zotos u kanë marrë shqiptarëve 75 milion euro dhe planifikojnë t’u marrin edhe 400 milion euro të tjera në vitet në vijim.

ER pronari i vërtetë i 3 inceneratorëve që kanë gllabëruar deri më sot 75 milion euro nga paratë e taksave dhe s’kanë…

Publiée par Dorjan Teliti sur Lundi 19 octobre 2020

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ndërron jetë aktori i njohur turk, luajti në serialin “Ertogrul”

Aktori i njohur turk, Ayberk Pekcan, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare. I ndjeri ka luajtur në serialin “Ertogrul” dhe “Osman”. Mediat turke thonë se...

Gjirokastritët dhe korçarët më punëtorë, Lezha, Dibra dhe Tirana më “dembele”

Qarqe të ndryshme të vendit shfaqin sjellje ekstreme ndaj punës, pasi në disa prej tyre popullsia në moshë punë (+15 vjeç) shfaq një interes...

Makthi i Berishës nga institucionet që nuk e njohin

Nga: Mero Baze Sali Berisha tani ka nisur luftë me çdo institucion zyrtar, politik apo fetar që nuk e pranon më si Kryetar të PD,...

“Blindohen” zgjedhjet në Shoqatën e Tiranës, hyrja me kartë identiteti

Në orën 15:00 do të nisin zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Aktualisht është vënë re prezencë e forcave të policisë private,...

Nis hakmarrja pas përgjimeve, Tatimet ‘mësyjnë’ te bizneset e Armand Dukës

Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliaj, ka marrë zotimin për të "pastruar futbollin". Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për...