E mërkurë, 22 Shtator, 2021
15.5 C
Tirana

PD paditi Lleshajn për gazin lotsjellës, Braçe: Saliu ka vrarë njerëz poshtë zyrës së tij

Pas padisë së ngritur nga Partia Demokratike ndaj ministrit Lleshaj dhe disa efektivëve të tjerë të Policisë për shpërdorim detyre në protestën e opozitës, ka ardhur reagimi i zv.kryeministrit Erion Braçe.

Braçe, përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram është shprehur se Sali Berisha dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duhet të hetohen për blerjen e gazit lotsjellës që është hedhur gjatë protestave që opozita e bashkuar ka organizuar.

“Nëse Policia e Shtetit ka përdorur mjete të helmimit masiv, atëherë Sali Berisha dhe dora vetë Lulzim Basha duhen kallëzuar për blerje të mjeteve të helmit masiv. Përgjegjësia politike pastaj është e përbashkët: Kur i blenë vendosën bashkë PD-LSI në qeveri të helmonin masivisht. Kur budallai nuk di çfarë bën!! Faturat e blerjeve, hyrjeve në magazinë etj, i kam unë!”, shkruan Braçe.

Gjithashtu, Braçe ka replikuar me një komentues në Instagramin e tij, i cili pyet se dhe “pas 6 vjetësh qeverisje, fajin e ka akoma Saliu dhe nëse armët helmuese mund të shkatërrohen?”

Ndërkohë, zv.kryeministri i përgjigjet kështu:

“O djalë që të paska tjetërsu Saliu; e para, Saliu ka vrarë njerëz poshtë zyrës së tij, i vrau me pushkë or ti, madje i doli dhe për zot. Do vritsha edhe 400 të tjerë tha. Veç ti se quan këtë.

E dyta, çfarë armësh helmuese flet? E di çështë një armë helmuese a jo? S’ka më armë helmuese në këtë vend se janë shkatërruar me ekspertizë të Nato-s or ti.
Ndërkohë kjo që ti s’bën zë për blerjet e Saliut, është shumë e bukur, po shumë ama.”

 

 

View this post on Instagram

 

Kur #Budallai nuk di cfare ben!! Faturat e blerjeve, hyrjeve ne magazine etj, i kam une!

A post shared by Erjon Brace (@erionbrace) on

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...