E shtunë, 24 Tetor, 2020
13 C
Tirana

PD nxjerr dokumentin: Ja çfarë po bëjnë socialistët dhe Bindja Demokratike

Më të lexuarat

Meta te berberi/ Artan Hoxha i nxjerr foton: Garda e Republikës rrethon zonën

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një foto të presidentit Meta i cili ndodhet tek berberi. Fotoja është shkrepur nga larg, dhe kjo për...

Ish-kryebashkiaku i Lezhës: Si e refuzova ofertën joshëse për inceneratorët

Ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj shprehet kundër qasjes së qeverisë shqiptare për të zgjidhur problemin e mbetjeve përmes inceneratorëve. Ai solli përvojën e...

Foto/ Lefter Koka me Fatos Nanon, ndryshim drastik i ish-kryeministrit

Deputeti Lefter Koka ka publikuar në rrjetin social, Facebook një foto krahë për krahë me ish-kryeministrin socialist Fatos Nano. Në mbishkrimin e fotos, Koka shprehet...

Ku ndryshojnë Trump dhe Bajden mbi politikën e jashtme amerikane

Nga David Tafuri “The Hill” Menaxheri i fushatës së Trump e ka nxitur Komisionin për Debatet Presidenciale të “ri-mendojë dhe ri-publikojë një sërë temash…me theksin...

Produksioni i ‘Përputhen’ e përjashton nga emisioni, reagon Shqipja (FOTO)

Produksioni i emisionit “Përputhen” në Top Channel, dje vendosi të përjashtonte konkurrenten Shqipe Hysenaj nga programacioni, për një afat kohor të papërcaktuar. Në nisje të...

‘Deti’ në Hagë? Kolonel Pashaj: Të zgjidhej midis Shqipërisë dhe Greqisë

Shqipëria dhe Greqia ranë dakord që për çështjen e detit t’i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare. Por, për kolonelin Myslim Pashaj e mira do ishte që kjo...

Ilona Staller, pornostarja që u zgjodh deputete në Itali (VIDEO)

E lindur në vitin 1951 në Hungari, Ilona u rrit nga nëna e saj dhe njerku i saj, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme....

Plas sherri në studion e ‘Top Channel’, konkurrentët largohen nga emisioni

Puntata e radhës në ‘Përputhen’ ka përfunduar me sherre dhe me largim nga studio të djemve dhe vajzave që kanë shkuar për të gjetur...

“Hetues amerikanë asistojnë në çështjet e SPAK dhe BKH”, flet Yuri Kim

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka shprehur edhe një herë mbështetjen e SHBA ndaj institucioneve të dala nga reforma në drejtësi. Ajo u shpreh se...

Vritet ish-sportisti, babë e bir e ekzekutojnë në mes të restorantit

Një atentat i mori jetën ish-sportistit të arteve marciale të përziera (MMA) Shamil Abdulmuslimov në qytetin e Kasaviurtit në Dagestan. Kamerat regjistruan të gjithë ngjarjen...

Sekretari për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso, në një prononcim për mediat ka shigjetuar kryeministrin Rama, duke thënë se po kthen votimin monist duke urdhëruar falsifikimin e procesit zgjedhor të 30 qershorit me anë të partisë Bindja Demokratike. Sipas Kasos, Kuvendi  ka lëshuar vërtetim fallco sikur partia Bindja Demokratike përfaqësohet prej 6 muajsh në Kuvend, por përfaqësuesi Andi Përmeti ka më pak se 1 muaj që ka marrë mandatin.

“Në vitin 2019, gati 30 vjet pas shembjes së regjimit komunist, në vend që të sigurojë hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, Edi Rama ka vendosur që për karrigen e tij dhe pushtetin e tij personal, t’u asgjesojë shqiptarëve themelin e demokracisë dhe të vlerave europiane, zgjedhjet.

Pas aleancës me krimin e organizuar, Edi Rama po tenton t’i vendosë një tjetër njollë të paprecedentë procesit zgjedhor në vend. Për herë të parë në historinë postkomuniste në Shqipëri, Edi Rama po tenton të kthejë votimet moniste, duke patur në proces vetëm me kandidatë të partisë në pushtet ose derivate te tij.

Sipas informacioneve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në më shumë se gjysmën e bashkive në vend është regjistruar vetëm kandidati i Partisë Socialiste, duke u mohuar qytetarëve, në thelb, të drejtën kushtetuese për të zgjedhur.

Në pjesën tjetër, Edi Rama po tenton të regjistrojë në kundërshtim me ligjin kandidatë të një partie të krijuar në paradhomën e Edi Ramës, e cila u regjistrua në gjykatë me ndihmën e Edi Ramës, me firma të falsifikuara, edhe atje në kundërshtim flagrant me ligjin.

Sot, do të provojmë para opinionit publik sesi Edi Rama po përdor çdo mjet, po shkel ligjin zgjedhor dhe po manipulon procesin ende pa nisur për llogari të paterices së tij, Bindjes Demokratike.

Sipas ligjit që një kandidat i një partie politike të regjistrohet nga KZAZ dhe KQZ në zgjedhje, duhet të paraqesë një vërtetim që partia politike zotëron një mandat deputeti të paktën 6 muajt e fundit. Në të kundërt, duhet të mbledhë firma nga votuesit e secilës zonë, ku kandidon.

Lexo edhe :   Kthimi i Kodit Zgjedhor nga Meta, PD: Zgjedhjet e lira, zgjidhje për krizën

Bindja Demokratike nuk përmbush asnjërin nga të dy kushtet ligjorë. Partia e krijuar në paradhomën e Edi Ramës ka paraqitur kandidatë fallco në zgjedhjet fallco me një vërtetim fallco nga Kuvendi i Shqipërisë.

Lexo edhe :   Ish-deputeti Eduart Ndocaj shoqërohet në polici

Në një akt të paprecedentë, për llogari të Edi Ramës, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka falsifikuar dokumentet zyrtare, duke lëshuar për partinë fantazëm të Edi Ramës një vërtetim, sikur përfaqësohet në Kuvend nga një deputet që ka 6 muaj që ushtron mandatin e tij. Bëhet fjalë për deputetin Andi Përmeti, i cili nuk ka mbushur as 1 muaj në marrjen e mandatit.

PD informon opinionin publik se ka paraqitur kallëzim penal ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, për pasqyrimin e të dhënave të pavërteta në dokumente zyrtare.

Është zbulimi i këtyre dokumenteve dhe shumë të tjerëve që kanë shqetësuar Edi Ramën dhe patericat e tij nga paraqitja e anëtarëve të opozitës në KZAZ. Anëtarët tanë do të dokumentojnë në çdo Komision Zonal manipulimin e dokumentacionit apo tentativat për regjistrimin e kandidatëve në kundërshtim me ligjin.

Partia Demokratike e Shqipërisë paralajmëron sot çdo anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve  apo KZAZ-ve se do të mbajnë përgjegjësi penale për shpërdorim detyre për çdo shkelje të ligjit, për çdo regjistrim kandidatësh në kundërshtim me ligjin dhe me dokumente të falsifikuara.

Në çdo rast, më apo pa këta kandidatë fallco, është e qartë se procesi i organizuar nga Edi Rama nuk ka asgjë të përbashkët me zgjedhjet demokratike. Ky është një proces ku Edi Rama është kandidat i vetëm në 61 bashki të vendit, duke rikthyer de jure votimin monist.

Votime moniste në 30 Qershor nuk ka për të patur. Së bashku me shqiptarët, nuk do të lejojmë rikthimin e Shqipërisë në kohën më të errët të saj, kur jetën tonë e kishte në dorë partia shtet.

Më 25 Maj, ora 19.00, do të jemi përsëri bashkë në një manifest madhështor për t’i provuar Edi Ramës se është i pafuqishëm, dhe nuk mund të marrë peng të ardhmen tonë europiane”.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Biblioteka Aleksandrisë dhe Rajhshtagu gjerman: Zjarret që ndryshuan historinë

Gjatë historisë, zjarret kanë çuar në ndryshime drastike në modelet e popullsisë, infrastrukturën dhe rrjedhën e ngjarjeve botërore. Këtu janë shtatë zjarre që ndryshuan...

Papa Françesku pro martesave LGBT, përpjekje për të shmangur përçarjen e Kishës

Nga Simone Cosimi “Wired” Nga njëri kamp, ai më i zhurmshmi, nuk e kanë problem ta etiketojnë si Anti-Krishti. Aty afër ishte edhe paraardhësi i...

Dhënia e shtetësive, Presidenca-Ramës: Fake news i ndyrë

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar sërish ndaj akuzave të kryeministrit Rama, duke thënë se ka shpifur për kreun e shtetit,...

Italia shtrëngon masat: Mbyllen baret pas orës 18:00

Italia pritet të shtrëngojë më shumë masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, pas rritjes së shpejtë të numrit të rasteve javët e fundit. Sipas...

Danimarka kërkon test negativ të Covid-19 për punëtorët e huaj

Danimarka ka në plan të prezantojë një kërkesë që punëtorët e huaj të përkohshëm, të cilët vijnë nga vendet me norma të larta të...