Kryesore

PD nxjerr dokumentet autentike: Si u dënua Valdrin Pjetri në Firence

               Publikuar në : 12:33 - 13/08/19 Enno

Partia Demokratike ka publikuar sitën e sotme prova sipas tyre, autentike, për dënimin në Itali të kryetarit të ri të Bashkisë Shkodër, Valdrin Pjetri.

Përmes një deklarate për mediat, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se sipas dokumenteve që PD posedon, Pjetri është dënuar nga gjykata e Firences në 12 qershor 2003 për shpërndarje prodhim i lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim.

Kjo që shikoni këtu është kartela elektronike e të dhënave kriminale e nxjerrë nga sistemi elektronik i kuesturës së Firences nga te cilat rezulton se Valdrin Luigj Pjetri, lindur në Shqipëri, është arrestuar në flagrancë me shtetasin Altin Doda në 27 janar 2003 në Firence.

Në 28 janar 2003 përpara gjykatës Pjetri ka pranuar kryerjen e krimit dhe fajësinë duke nënshkruar marrëveshjen për dënimin tij të menjëhershëm.

Ai është dënuar nga gjykata e Firences në 12 qershor 2003 për shpërndarje prodhim i lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim.

Për shkak të marrëveshjes së nënshkruar të bashkëpunimit, gjykata ka urdhëruar pezullimin e dënimit.

Më 3 shkurt 2003, Pjetrit i është revokuar leja e qëndrimit dhe në 4 shkurt 2003 ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga shteti italian”, tha Bardhi që nxori edhe dokumentet italiane.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT