Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Fundjave Ndryshe
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Fundjave Ndryshe
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

PD nuk e meriton barin e PPSH për shkak të Sali Berishës

2 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Jo çdo thes plehrash duhet hedhur në oborrin e SPAK

Nga Skënder Minxhozi

“Qeveria është problemi”, deklaronte 40 vjet më parë presidenti amerikan Ronald Regan, teksa merrte detyrën si shefi i ri i Shtëpisë së Bardhë. Një aksiomë që ka bërë shkollë në mendimin politik konservator, por dhe më gjerë. Duhej të ishte kështu edhe për Shqipërinë, në kushte të tjera. Por ja që nuk është, sepse shpesh për ta zhvendosur vëmendjen nga qeveria tek opozita, nuk “kujdesen” vetëm kundërshtarët e Bashës, Berishës e Metës, por edhe vetë të sipërcituarit.

Merrni një shembull konkret të ditës së sotme, një nga ata shembuj flagrantë që të venë me shpatulla për muri: Sali Berisha e ka sjellë me dhunë partinë e tij dhe të gjithë opozitën shqiptare në kurs përplasjeje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, garantin historik të çdo zhvillimi politik, reforme e procesi tjetër të rëndësishëm që ka ndodhur në 30 vitet e fundit në këtë vend. Ka bërë që sot vëmendja publike, por edhe mëdyshjet e dilemat më të vështira e komplekse, të mos ndodhin brenda selisë së qeverisë, aty ku drejtohet shteti, por brenda opozitës.

Duke mbrojtur veten, Berisha ka futur në krizë shumëplanëshe diplomatike, politike e personale, panelin e tij, kolegët e tij, duke bërë që selia e kundërshtarit të konsumojë në paqe e plot kënaqësi këtë skenë të pazakontë, ku një forcë politike e madhe ironizohet nga amerikanët, duke përdorur sloganet e Partisë së Punës! Paralelizmi me partinë që simbolizoi komunizmin shqiptar është sa i kërkuar, aq edhe tronditës. Sidomos kur përdoret kunder forcës politike dhe kundër njeriut që u ngjitën në skenë pas rënies së diktaturës!

Sali Berisha ka bërë që sot Lulzim Basha më i pari, të ulë kokën edhe më poshtë sesa në tre humbjet elektorale për të cilat anatemohet brenda e jashtë partisë. Ajo deklaratë plot nerv e Juri Kim në shkallët e zyrës së Lulzim Bashës, ishte jo vetëm një paralajmërim i ashpër dhe i thatë për ish-kryeministrin, por edhe një karton i verdhë publik për kryetarin në detyrë. Basha ka 16 vjet në politikën aktive, ka qenë ministër disa herë e ka kaluar në plot momente të vështira në karrierën e tij. Ndoshta kjo është një ndër situata më komplekse e sfiduese për të si person e si politikan, por mbi të gjitha është një grykë e ngushtë shisheje nëpër të cilën duhet të kalojë një nga një çdo zyrtar e figurë publike e Partisë Demokratike.

Kur Sekretari i Shtetit e shpalli Berishën non grata, pati një garë të vogël brenda PD se cili t’i dilte më i pari në mbrojtje shefit historik. Nuk dihet sesa e mundur do të jetë kjo shfaqje simpatie kolektive më afrimin e shtatorit, kur do të ndahet shapi nga sheqeri. Me fjalë të tjera, kur sekretaria e Kuvendit të regjistrojë deputetët e legjislaturës së re parlamentare. Amerikanët po i thonë shqiptarëve, Bashës dhe të tjerëve pas tij, se është momenti final kur opozita duhet të marrë vendimin më të vështirë: me Amerikën apo me Sali Berishën! Të dyja bashkë nuk mund të qëndrojnë më. Vendim i vështirë, shumë i vështirë. Askush nuk do të donte të ishte sonte në rrobat e Lulit.

Tags: opinionPDskender Minxhozi

TË LIDHURA

Ç’ ndodhi? Klea Huta përfundon në spital
Të Gjitha

Ç’ ndodhi? Klea Huta përfundon në spital

11:11 | 26/09/2023
Dyshohet se është mbytur në lumë, policia nis kërkimet për 80-vjeçarin nga Belshi
Të Gjitha

Dyshohet se është mbytur në lumë, policia nis kërkimet për 80-vjeçarin nga Belshi

20:18 | 02/09/2023
“Askush nuk ikën pa i larë hesapet”, kush e zhgënjeu Stresin?
Të Gjitha

“Askush nuk ikën pa i larë hesapet”, kush e zhgënjeu Stresin?

20:59 | 21/08/2023
Next Post
‘Donte Shqipërinë, UEFA s’e lejoi te Kosova’/ Rrëfimi i babait të Granit Xhakës

Ishte pranë kalimit te Roma/ Xhaka rinovon me Arsenalin, ja arsyeja

Të shtëna në Shkodër, plas sherri mes dhëndrit dhe vjehrrit

Tiranë/ Bën aksident me makinë dhe largohet, vdes pasagjeri

Berisha i ashpër me Yuri Kim: Barin çoja Ramës dhe socialistëve

JU REKOMANDOJMË

Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor, e diel 24 shtator 2023

22:11 | 23/09/2023
Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor, e Mërkurë 27 Shtator 2023

21:28 | 26/09/2023
Ishin me pushime, dy vajzat gjenden të vrara me plumb në kokë në hotel

Ishin me pushime, dy vajzat gjenden të vrara me plumb në kokë në hotel

22:24 | 26/09/2023
Artan Hoxha: Operacion i përgatitur prej vitesh, cili ka qenë qëllimi kryesor i situatës në Veri, ja skenari që kishin përgatitur sulmuesit

Artan Hoxha: Operacion i përgatitur prej vitesh, cili ka qenë qëllimi kryesor i situatës në Veri, ja skenari që kishin përgatitur sulmuesit

21:38 | 25/09/2023




TË FUNDIT

Vrasja në Dukagjin, Policia: S’kemi mbërritur ende për shkak të terrenit të vështirë! I plagosuri drejt spitalit
Aktualitet

Vrasja në Dukagjin, Policia: S’kemi mbërritur ende për shkak të terrenit të vështirë! I plagosuri drejt spitalit

by mirseda
20:11 | 27/09/2023
0

Policia ka reaguar për atentatin në Dukagjin. Në një reagim zyrtar policia thotë se nuk kanë mbërritur...

Atentati në Dukagjin ndaj babë e bir , policia kërkon autorin me helikopter

Atentati në Dukagjin ndaj babë e bir , policia kërkon autorin me helikopter

20:05 | 27/09/2023
Vrasja në Dukagjin! Shënjestër ishte Gjin Guri, por mbeti i vrarë babai i tij! Shkak konfliktet për kultivim kanabisi

Vrasja në Dukagjin! Shënjestër ishte Gjin Guri, por mbeti i vrarë babai i tij! Shkak konfliktet për kultivim kanabisi

20:04 | 27/09/2023
Babai viktimë dhe i biri i plagosur nga atentati në Dukagjin, zbardhet e shkuara e errët e Gjin Gurit

Babai viktimë dhe i biri i plagosur nga atentati në Dukagjin, zbardhet e shkuara e errët e Gjin Gurit

20:02 | 27/09/2023
Stjuardesa gjendet e vdekur në dhomën e hotelit me çorape në gojë

Stjuardesa gjendet e vdekur në dhomën e hotelit me çorape në gojë

19:55 | 27/09/2023

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Fundjave Ndryshe
  • Media Marketing

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com