Partia Demokratike dhe në veçanti kreu i saj Lulzim Basha nuk e po kapërdijnë dot humbjen e thellë në zgjedhjet e përgjithshme. Ndërsa i vetmi ngushëllim i vjen nga Kavaja, ku kandidati i saj, Isa Sakja arriti të triumfojë në zgjedhjet e pjesshme të zhvilluara për bashkinë e këtij qyteti.
Kandidati i PD-së fitoi me 31 vota diferencë nga ai i PS-së, Dorjan Murati.
Ky ishte rezultati që doli pas përfundimit të procesit të numërimit.
Numërimi shënjoi 84 kuti që ishin në total dhe kandidati i PD-së, Isa Sakja do të jetë kryebashkiaku i ri i Kavajës.
REZULTATET PËR 72/84 KUTI
PS- Dorjan Murati (10514 vota)
PD- Isa Sakja ( 10573 vota)
LSI- Maksim Kona ( 1931 vota)
Në këtë mënyrë, Partia Demokratike do të ketë përfaqësuesin e saj që do të drejtojë bashkinë e këtij qyteti për 2 vitet e ardhshme. Zgjedhjet u zhvilluan pasi qyteti mbeti pa kryetar bashkie kur pak muaj më parë kryebashkiaku Elvis Rroshi, u shkarkua nga detyra për shkak të ligjit të dekriminalizimit.