Deputetë të Partisë Demokratike dhe jo vetëm kanë mbërritur para pak minutash në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Konkretisht, deputeti demokrat Edi Paloka, kreu i grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho si dhe deputetët Gent Strazimit, Enkelejd Alibeaj, Eduard Halimi dhe sekretari organizativ Enno Bozdo kanë shkuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, për të kundërshtuar mbajtjen në burg të aktivistëve demokratë.
Ndërkohë, deputeti Ervin Salianji i bëri thirrje Prokurorisë në një deklaratë për mediat që të lirojë sa më parë aktivistët e ndaluar nga policia, pasi sipas tij kjo e fundit nuk asnjë provë që i implikon ata:
“Nuk ka asnjë provë për paligjshmërinë e protestës. Po i mbajnë në paraburgim pa asnjë provë.
Qindra zyrtarë të korruptuar me Edi Ramën në krye sillen sikur të jenë pronarë të Shqipërisë. Me këtë Rama nuk tremb dhe as nuk tut askënd, vetëm nxit më shumë shqiptarë që të reagojnë dhe të zhdukin këtë tirani”, tha ndër të tjera Salianji. TIRANA TODAY