E premte, 23 Tetor, 2020
22 C
Tirana

PD: Mësuesit po shfrytëzohen si skllevër, qeveria të marrë masa

Më të lexuarat

Ilona Staller, pornostarja që u zgjodh deputete në Itali (VIDEO)

E lindur në vitin 1951 në Hungari, Ilona u rrit nga nëna e saj dhe njerku i saj, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme....

Meta te berberi/ Artan Hoxha i nxjerr foton: Garda e Republikës rrethon zonën

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një foto të presidentit Meta i cili ndodhet tek berberi. Fotoja është shkrepur nga larg, dhe kjo për...

Turqia eksporton armë anti-dron në Shqipëri

Një kompani që vepron në qytetin Antalya të Turqisë, armët kundër dronëve të dizajnuar nga inxhinierët turq që i ka prodhuar për Forcat e...

Vdes vullnetari që iu injektua vaksina anti-covid e prodhuar nga AstraZeneca

Autoriteti shëndetësor brazilian Anvisa, tha të mërkurën se një vullnetar i cili mori pjesë në një provë klinike të vaksinës COVID-19 të zhvilluar nga...

Plas sherri në studion e ‘Top Channel’, konkurrentët largohen nga emisioni

Puntata e radhës në ‘Përputhen’ ka përfunduar me sherre dhe me largim nga studio të djemve dhe vajzave që kanë shkuar për të gjetur...

Ku ndryshojnë Trump dhe Bajden mbi politikën e jashtme amerikane

Nga David Tafuri “The Hill” Menaxheri i fushatës së Trump e ka nxitur Komisionin për Debatet Presidenciale të “ri-mendojë dhe ri-publikojë një sërë temash…me theksin...

“Hetues amerikanë asistojnë në çështjet e SPAK dhe BKH”, flet Yuri Kim

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka shprehur edhe një herë mbështetjen e SHBA ndaj institucioneve të dala nga reforma në drejtësi. Ajo u shpreh se...

E akuzuan për vrasjen e Remzi Hoxhës, reagon ashpër Sali Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të familjarëve të biznesmenit të njohur Remzi Hoxha. Ai ka hedhur poshtë akuzat se ka gisht...

Ja cila grupmoshë po infektohet më shumë me Covid-19

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, dr. Skënder Brataj, pohoi se virusi ka pësuar mutacion gjatë gjithë këtyre muajve, dhe tani shfaqet me simptoma të ndryshme...

“Muajt e ardhshëm do jenë të vështirë”, Mitsotakis: Nga e shtuna me kufizime

Jo vetëm Italia, por edhe Greqia vijon me shifra të frikshme të të infektuarve. Masa të tjera do të hyjnë në fuqi, duke kufizuar...

Eksperti i Arsimit në PD Ndriçim Mehmeti, deklaroi se mësuesit po shfrytëzohen si skllevër dhe se detyrohen të punojnë me 2, 3 dhe 4 turne, nga 12 orë në ditë, pa pushim, pa ushqim, me një mbingarkesë skllavëruese vetëm për faktin se qeveria refuzon të shtojë fondet për shkollat dhe të rrisë numrin e mësuesve. Partia Demokratike ka dhënë alarmin se nëse qeveria nuk financon shkollat do të rritet numri i analfabetëve funksionalë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NDRIÇIM MEHMETI
Në javën e parë të vitit të ri shkollor ajo që u vu re gjerësisht, ishte trajtimi i mësuesve si skllevër.

Qeveria në ikje e Edi Ramës nuk ka marrë asnjë masë për të siguruar mësim cilësor. Mësuesit detyrohen të punojnë me 2, 3 dhe 4 turne, nga 12 orë në ditë, pa pushim, pa ushqim, me një mbingarkesë skllavëruese vetëm për faktin se qeveria refuzon të shtojë fondet për shkollat dhe të rrisë numrin e mësuesve.

Me 30 minuta mësim dhe me mësues të rraskapitur, sakrifica e të gjithëve, e nxënësve, prindërve, mësuesve, nuk do të shpërblehet me dije më të mira.

Është në detyrimin e qeverisë të respektojë rregullat që vetë ka shkruar. Në janar, Ministria e Arsimit nxori një rregullore ku thuhej se “mësuesi nuk mund të qëndrojë fizikisht më shumë se 30 orë në javë në shkollë”.

Realiteti tani është se ata detyrohen të qëndrojnë edhe mbi 40 orë, duke i shfrytëzuar si skllevër, pa u shqetësuar se, sa më shumë t’i keqpërdorin mësuesit, aq më shumë do të ulet cilësia e mësimdhënies.

Në fund të javës së parë, mësuesit, janë të lodhur, të keqtrajtuar, të mbistresuar nga puna me orë të zgjatura, pa ushqim, pa dalë nga shkolla. Brenda një ditë, atyre u duhet të ndërrojnë edhe deri në tre maska, duke shtuar shpenzimet e tyre dhe rënduar ekonominë familjare.

Lexo edhe :   U skualifikua nga listat për deputet, Shehu: Vendimet i merr Kryetari e Kryesia
Lexo edhe :   Rama: PD e bën ‘shtëpinë’ rrëmujë, PS vendos rregullin

E gjithë kjo sakrificë dhe rraskapitje, as nuk lehtësohet prej ndonjë mase të qeverisë dhe as nuk shpërblehet.

Qeveria e kryeministrit në ikje po tregohet tërësisht e pandjeshme ndaj mbingarkesës së mësuesve dhe nuk u paguan atyre të gjitha orët shtesë dhe vështirësinë e punës me 2, 3 dhe 4 turne.

Heshtja e qeverisë dhe trajtimi i mësuesve si skllevër, duke i kërcënuar edhe me vendin e punës, duhet të marrë fund sa më shpejt.

Në mënyrë që fëmijët të mos dalin analfabetë funksionalë nga bankat e shkollës edhe pas këtij viti covid, janë disa masa emergjente që duhen marrë.

Qeveria duhet të miratojë pa vonesë një buxhet shtesë, për vijimin normal të mësimit, i cili do të mbulojë këto nevoja bazike:

Shpërblimin e mësuesve për orët e zgjatura
Marrjen në punë të mësuesve të rinj për të mbuluar ngarkesën e turneve
Testimin serologjik dhe me tampon të mësuesve dhe stafit ndihmës
Sigurimin e termometrave, dezinfektantëve dhe kushteve minimale higjeno-sanitare në shkolla.
Brenda tetorit, të bëhet certifikimi i shkollave, nëse përmbushin kushtet anticovid

Gjithashtu, qeveria duhet të sigurojë që çdo institucion publik apo privat t’u mundësojë prindërve të punësuar marrjen e fëmijëve nga shkolla deri në kthimin në normalitet.

Partia Demokratike inkurajon çdo mësues që të refuzojë keqtrajtimin dhe shfrytëzimin që i bëhet punës dhe mundit të tyre. Pas 25 prillit, gjërat do të ndryshojnë për mirë!

Arsimi do të jetë prioriteti madhor i qeverisë së re të kryeministrit Lulzim Basha!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Falsifikim masiv i testeve të Co*id019, Berisha publikon denoncimin e qytetarit

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar në rrjetin social, Facebook denoncimin e një qytetari i cili thotë se në Shkodër po falsifikohen masivisht testet për...

U skualifikua nga listat për deputet, Shehu: Vendimet i merr Kryetari e Kryesia

Ish-Ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka reaguar pas përjashtimit nga Komisioni i Përzgjedhjes së Kandidatëve për deputetë në PD. Shehu thotë se vendimin për të...

Shtatzënë për herë të dytë, deputetja e PS me koronavirus

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti e cila është në pritje të fëmijës së dytë është infektuar me koronavirus. Gjendja e saj është e stabilizuar...

Bardhi publikon videon: SPAK-u e ka të thjeshtë hetimin për inceneratorët

Inceneratorët janë kthyer në debatin kryesor mes partive politike në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi thotë se...

Covid-19, Brataj: Maska e nevojshme, ja cilat nuk duhen përdorur

Edhe pse mbajtja e maskës është bërë e detyrueshme që nga 15 tetori, ende ka debat lidhur me efikasitetin e tyre. Kreu i Urgjencës Kombëtare,...