E shtunë, 11 Korrik, 2020
24 C
Tirana

PD-LSI rikthejnë grupet e “shpëtimit kombëtar” si në ‘97, kërkohet dhunë e përplasje civile përmes të fortëve

Më të lexuarat

Nga marrëveshja me Turqinë tek Konventa e Aarhusit, Meta dekreton 3 ligjet e rëndësishme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme 3 ligje të parlamentit. Kreu i shtetit ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për ratifikimin e...

“Unë kryeministër e ai president”, Rama thumbon Bashën

Përgjigjet e kundërpërgjigjet ndërmjet Ramës dhe Bashës nuk kanë fund. Pasi kryedemokrati zbuloi prapaskenat, lidhur me ofertën që i kishte ardhur nga ndërmjetësues të...

“Çdo veprim i njëanshëm do të përbënte prishje të marrëveshjes”, PD i përgjigjet Ramës

Partia Demokratike i ka kthyer përgjigje ftesës së kryeministrit Rama, i cili u shpreh i gatshëm për të arritur konsensus me opozitën jashtë parlamentare....

“U rrah nga shokët e skuadrës”, reagon lojtari rumun i Partizanit

Qendërmbrojtësi rumun i Partizanit, Deian Boldor, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan sot në media se ai ka pësuar nga shokët e tij të...

Ngjela: Me lista të hapura, Sokol Olldashi e rrëzon sërish Bashën nga PD

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, shprehet se korrupsionit të lartë shtetëror po i vijnë tre kërcënime: reforma në drejtësi, reforma antikorrupsion dhe reforma e...

Pandemia/ Italia mbyll kufijtë me 13 vende

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka publikuar listën e 13 vendeve me të cilat Italia do të mbyllë kufijtë. Në listën e publikuar nga...

Ishte shpallur i humbur, kryebashkiaku gjendet i pajetë në një mal

Kryebashkiaku i kryeqytetit të Koresë së Jugut, Park Won-soon, është gjetur sot i pajetë nga policia pak orë pasi u shpall i humbur. Ishte vajza...

Shqipëria do të mbyllet sërish? Rama flet për gjendjen kritike në vend

Rama foli sot në konferencën për mediat, në lidhje me situatën e rënduar nga koronavirusi. Pyetja që bëjnë më shpesh qytetarët lidhet me faktin...

Ndihen lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Paraditen e sotme janë ndjerë lëkundje tërmeti në Ersekë. Tërmeti ishte me magnitudë 3.2 të shkallës rihter. Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë rreth 18...

Xhemi Shehu largohet nga “Top Channel”

Moderatorja simpatike e ekranit, Xhemi Shehu, është larguar nga "Top Channel". Pak kohë më parë u përfol për një largim të mundshëm të trupës...

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim rrezikojnë ta kthejnë vendin në vitin e mbrapshtë 1997. Ambicia për pushtet e Sali Berishës, Ilir Metës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit po kthehet në një minë me sahat për të gjithë qytetarët shqiptarë, pasi vendi rrezikon të shkojë drejt konfliktit civil.

Një ditë më parë, gazeta e bëri të ditur se në takimet që kryedemokrati Basha zhvilloi me ish-deputetët dhe aleatët, u vendos të krijohet Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, e cila do të jetë prezente në 61 bashki të vendit. Ndërkohë që, dje ky projekt mori bekimin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Rreth pasdites së djeshme, Basha mblodhi Kolegjin e Kryetarëve dhe Këshillin Kombëtar, ku të gjithë u dakordësuan për krijimin e kësaj aleance.

“Degët e Partisë Demokratike në bashkëpunim me partitë e tjera të Opozitës së Bashkuar, janë përgjegjëse që, brenda datës 15 qershor 2019, të formojnë Aleancat Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në nivel lokal, në 61 bashkitë e vendit. Ato duhet të fillojnë menjëherë procesin e ndërgjegjësimit të qytetarëve për rrezikun që i kanoset demokracisë në vend, si dhe planin e masave që duhet të ndërmerren nё terren për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues”, thuhet në vendim.

Po çfarë është dhe çfarë synon Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë? Burime nga selia blu i pohuan gazetës se krijimi i kësaj aleance nënkupton grupe të strukturuara apo siç njihen ndryshe grupe mercenarësh, të cilët janë të porositur dhe synojnë të çojnë vendin në përplasje civile. Thënë më troç, nisma e Partisë Demokratike është e njëjtë me Komitetet e Shpëtimit Kombëtar të krijuara nga opozita e majtë në vitin 1997, me qëllim ruajtjen e sigurisë dhe përplasjen me qeverinë. Pjesë e grupeve të ngritura nga PD-LSI do të jenë njerëz të fortë dhe me impakt në qytete, për të frikësuar qytetarët dhe për të shkaktuar tensione.

Lexo edhe :   "Unë kryeministër e ai president", Rama thumbon Bashën
Lexo edhe :   Basha: Rama prishi paktin e 5 qershorit për Zgjedhoren

Përplasje mes militantëve të PS dhe PD

Nga ana tjetër, burimet theksuan se Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, ka edhe një tjetër si mision të sajin, sikundër është përplasja me mazhorancën. Sipas informacioneve, grupi i mercenarëve do të organizojë tubime afër takimeve elektorale të mazhorancës në kuadër të fushatës së zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, sidomos atje ku do të jetë i pranishëm kryeministri Edi Rama, me qëllimi përplasjen mes militantëve. Pra, do të synohet që të protestohet afër vendit ku do të jetë i pranishëm shefi i qeverisë, me qëllim që në gjaknxehtësi e sipër militantët e opozitës të përplasen me ata të mazhorancës, duke shkaktuar dhunë e kaos dhe prishjen e fushatës zgjedhore.

Synimet e tjera të aleancës

Në dokumentin e miratuar dje nga Këshilli Kombëtar, është thënë se do krijohen edhe grupe për të bërë ndryshime kushtetuese dhe zgjedhore.“Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë do të angazhohet gjithashtu, që, përmes një dialogu gjithëpërfshirës kombëtar, të hartojë një platformë të ndryshimeve të thella politike, kushtetuese dhe zgjedhore për t’i dhënë fund, përgjithmonë, modelit kriminalo-autokratik të Edi Ramës, që përqendroi të gjithë pushtetin dhe pasuritë e vendit në një grusht pushtetarësh të korruptuar, oligarkësh grabitqarë dhe bandash mafioze, me qëllim që të vendosë standardet europiane të demokracisë, shtetit të së drejtës, lirive ekonomike e mundësive për të gjithë dhe mbështetjes sociale për shtresat në nevojë”, thuhet në dokument./Gazeta SOT

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbyllet me barazim derbi Partizani-Tirana

Derbi i sotëm Partizani-Tirana u mbyll me rezultatin 1-1. Kjo ndeshje nuk dhuroi shumë cilësi në fushën e lojës dhe ishte mjaft e pazakontë, pasi...

Shtimi i rasteve të reja/ Bino sugjeron mbylljen e fundjavave

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, ka folur rreth rritjes së numrit të viktimave dhe të prekurve nga koronavirusi. Në një...

Hoti paralajmëron rikthimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se nëse numri i rasteve vijon të rritet, atëherë në Kosovë mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. I ftuar në...

Nga e hëna mbyllet sërish transporti urban

Kryetar i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas, Rixhin Qosja thotë se shërbimi i transportit urban do të ndërpritet sërish ditën e hënë. Në një prononcim...

Shpërthejnë protestat në Greqi pas miratimit të ligjit në Kuvend

Në Greqi kanë janë regjistruar protesta të dhunshme, kundër ligjit që kufizon të drejtën për të protestuar që u miratua së fundmi në Parlament. Ky...