E martë, 25 Janar, 2022
-4.5 C
Tirana

PD kthehet tek figurat e vjetra, Leonard Solis: Rama fatkeqësi kombëtare!

Leonard Solis, një nga ish-ministrat e Shëndetësisë ka deklaruar se është gati të rikthehet sërish në pushtet me PD-në.

Duke theksuar se situata aktuale është e paprecedentë, ai cilësoi se opozita e vërtetë është jashtë parlamentit.

Mes të tjerash ai ka sulmuar ashpër edhe kryeministrin Edi Rama.

“Më duket një situatë e paprecedentë si asnjë herë tjetër. Me një parlament jashtëzakonisht të keq, jashtëzakonisht të zhvendosur.

Disa njerëz të marrë gati me dhunë nga shtëpitë e tyre dhe që përfaqësojnë vetëm gratë e tyre, dhe i thonë; ‘mos voto, voto’.

Opozita e vërtetë është jashtë parlamentit. Po spekulohet me këtë parlament. Reforma që po bëhet në drejtësi, që s’i duket fundi, ka sjellë dëme të jashtëzakonshme.

Na ka futur në një rrugëkryq. Fryma është e keqe, pasi një njeri i vendosur në presion, mund të bëjë ndryshe.

Diplomatët duhet të kenë rolin e tyre dhe jo të përdoren. Unë e quaj Edi Ramën fatkeqësi kombëtare, e them i parreshtuar në ndonjë forcë politike. Ka bërë gabime afatgjata, gafa.

Do vetëm veten e tij. Këtu është një pusetë me kapakun e hapur. Kur të ikë Edi Rama, do e shihni sa do të qelbë ky kapak. Nuk jam në politikë. E shoh situatën me keqardhje. Do marrë një mandat të tretë më timonin? Me kusinë? Me kazanin?!

Për ca e do mandatin e tretë ai? Të na dh…fare për nja 10 vjet? Opozita e vërtetë nuk duhet ta braktiste anijen, pavarësisht motit të keq. PD është shumë më gati se Edi Rama. Boll që të priten ato zullume. Boll që të vijë, dhe unë them se do të bëhen gjëra të mira.

Po të isha si ai, do kisha ikur vetë. Listat Edi Rama i ka bërë si pantallonat e tija. Kur isha ministër, Rama kishte ca pantallona që i hapte me komça.

Ose hapen listat, ose mbahen të mbyllura. Listat e hapura mund të bëhen. Policia e Shtetit sot më duket si gjobaxhie. Ministri Lleshaj më duket jeniçer, më duket se bën atë që thotë Rama”, tha Solis.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ndërron jetë aktori i njohur turk, luajti në serialin “Ertogrul”

Aktori i njohur turk, Ayberk Pekcan, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare. I ndjeri ka luajtur në serialin “Ertogrul” dhe “Osman”. Mediat turke thonë se...

Gjirokastritët dhe korçarët më punëtorë, Lezha, Dibra dhe Tirana më “dembele”

Qarqe të ndryshme të vendit shfaqin sjellje ekstreme ndaj punës, pasi në disa prej tyre popullsia në moshë punë (+15 vjeç) shfaq një interes...

Makthi i Berishës nga institucionet që nuk e njohin

Nga: Mero Baze Sali Berisha tani ka nisur luftë me çdo institucion zyrtar, politik apo fetar që nuk e pranon më si Kryetar të PD,...

“Blindohen” zgjedhjet në Shoqatën e Tiranës, hyrja me kartë identiteti

Në orën 15:00 do të nisin zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Aktualisht është vënë re prezencë e forcave të policisë private,...

Nis hakmarrja pas përgjimeve, Tatimet ‘mësyjnë’ te bizneset e Armand Dukës

Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliaj, ka marrë zotimin për të "pastruar futbollin". Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për...