E diel, 29 Nëntor, 2020
5 C
Tirana

PD kërkoi hetim të tenderave/ Reagon KLSH

Më të lexuarat

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

Covid-19 në vend/ Bien infektimet, numri i viktimave mbetet i lartë

Kurba e Covid-19, ka pësuar një rënie të lehtë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 545 persona rezultuan...

28 Nëntori/ Presidenti rus, Vladimir Putin uron shqiptarët

Me rastin e 108-vjetorit të pavarësisë, Presidentit i Rusisë, Vladimir Putin, ka uruar shqiptarët përmes një telegrami urimi dërguar Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Në...

I shtruar prej 1 jave në Infektiv, mjeku humb betejën me Covid-19 (Emri)

Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër mjeku në vendin tonë. Bëhet fjalë për mjekun okulist Ferdinand Shkrepa, i cili ndërroi jetë në moshën...

”Autorët i zunë pritë”/ Zbardhen detaje të reja nga atentati në Shkodër

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ekzekutimin mafioz të ndodhur paraditen e sotme në Shkodër. Mësohet se autorët kanë qenë dy persona, të...

Ditën e sotme Partia Demokratike i kërkoi KLSH që të hetonte tenderat që sipas saj, qeveria ua ka dhënë fituesve të paracaktuar dhe janë mbajtur sekret.

Ndërkohë, ka ardhur dhe përgjigjja e KLSH për kërkesën e PD.

KLSH bën me dije se në kushtet e emergjencës, procedurat e sigurimit të mallrave dhe shërbimeve publike të jenë konform ligjeve, të hapura dhe transparente.

Në njoftim, thuhet se më 31 mars KLSH ka ngritur grupin e punës për regjistrimin e rasteve të denoncuara në media mbi abuzimet me fondet dhe pronën publike.

Njoftimi i plotë i KLSH-së: “Kontrolli i Lartë i Shtetit, duke shprehur mirënjohjen për të gjithë ata mjekë dhe infermierë të nderuar, si dhe punonjës të tjerë të shërbimeve themelore që punojnë për të shpëtuar jetë dhe luftuar pandeminë në Shqipëri, sjell në vëmendje domosdoshmërinë dhe detyrimin ligjor që, megjithëse në kushtet e emergjencës, procedurat e sigurimit të mallrave dhe shërbimeve publike të jenë konform ligjeve, të hapura dhe transparente.

Duke vijuar punën për zbatimin e misionit kushtetues, krahas ndërmarrjes së masave të plota të sigurisë për të minimizuar maksimalisht rrezikun e infektimit për stafin e institucionit, KLSH garanton opinionin publik se, pavarësisht kufizimeve objektive të auditimit të drejtpërdrejtë, po ndjek me vëmendje dhe përgjegjshmëri shpenzimet që kryhen nga institucionet publike lidhur me fondet e akorduara për zbutjen e fatkeqësisë natyrore.

Me Urdhrin e Kryetarit të KLSH nr.48, datë 31.03.2020, institucioni ka ngritur grupin e punës për regjistrimin e rasteve të denoncuara në media mbi abuzimet me fondet dhe pronën publike, të cilat janë dhe do të jenë objekte auditimi në vijim, të shqetësuar se situata të tilla mbartin rreziqe të konsiderueshme për deformim të procedurave dhe keqpërdorim të fondeve publike, me dëm eventual ndaj Buxhetit të Shtetit.

Duke qenë të vetëdijshëm se zyrtarët e prokurimeve publike në mbarë botën po hasin një presion të jashtëzakonshëm në përpjekjet e tyre për të plotësuar kërkesën shumë të madhe për pajisje dhe furnizime, Institucionet e specializuara ndërkombëtare theksojnë se duhet të vijojë zbatimi me rigorozitet, transparencë dhe rregulla të qarta i mënyrave se si qeveria duhet t’i prokurojë mallrat dhe shërbimet. Në dt. 15.04.2020, Grupi i Shteteve Kundër Korrupsionit (GRECO) publikoi udhëzime dhe referenca për risqet dhe luftën ndaj korrupsionit në kontekstin e COVID-19, duke e nisur pikërisht me sistemet e prokurimit.

Udhëzimet theksojnë se “Qeveritë në mbarë botën duhet të aktivizojnë bazën ligjore emergjente për t’u përballur me COVID-19, në mënyrë të tillë që sistemet shëndetësore të jenë të pajisura siç duhet. Por, ndërkohë që legjislacioni në kushte emergjence duhet të jetë eficient në prokurimin e pajisjeve jetike shëndetësore, mund të dobësohet kontrolli mbi shpenzimet publike dhe sistemet e prokurimit mund të bëhen shënjestra të lehta për abuzuesit.”

Në këto kushte, KLSH rekomandon fort që prokurimi duhet të kryhet në mënyrë të ndershme dhe jodiskriminuese, me përgjegjshmëri dhe mbështetur në vendim-marrje të shëndosha e kolegjiale.

KLSH inkurajon të gjitha entet tona publike të përdorin platforma prokurimi online, duke i publikuar të dhënat në formate sipas Standardeve Ndërkombëtare të të Dhënave të Hapura të Kontraktimit, përmes sistemeve transparente që veprojnë në bazë të të dhënave të strukturuara dhe komunikimit efiçient.

Lexo edhe :   “Olta Xhaçka drejt Dibrës me helikopter”, PD nxjerr pamjet e ministres

Në këtë mënyrë, prokurimet bëhen të gjurmueshme, në përputhje me ligjet dhe praktikat e mira, duke i shërbyer më së miri taksapaguesve.

Lexo edhe :   Rasti Beketi/ PD thirrje prokurorisë: Rama duhet të përfundojë në burg

Lidhur me problematikat e mprehta të evidentuara nga auditimet tona në fushën e prokurimeve publike, sjellim në vëmendje se që në janar të këtij viti, KLSH i ka kërkuar Kuvendit dhe Agjencisë së Prokurimit Publik një sërë përmirësimesh ligjore e konkretisht: vlefshmërinë e procedurave të prokurimit në jo më pak se dy operatorë ekonomikë pjesëmarrës, që plotësojnë kriteret e kualifikimit, vendosjen e garancisë së ofertave në të gjitha llojet e procedurave, përcaktimin e qartë ligjor, transparent dhe ezaurues të alternativave për llogaritjen e fondit limit, si dhe hartimin e një kuadri rregullator të veçantë për prokurimet e klasifikuarasekrete, duke u bazuar në direktivën përkatëse të BE-së, me qëllim minimizimin e tyre, nxitjen e konkurrencës së lirë dhe rritjen e efektivitetit të fondeve të konsiderueshme përkatëse.

Sot më shumë se kurrë është koha që Kuvendi dhe qeveria të kalojnë Ligjin për Përgjegjshmërinë Materiale të Zyrtarëve të Lartë Publikë, të kërkuar me këmbëngulje nga KLSH në shtatë vitet e fundit si mjet tejet efiçient në luftën kundër korrupsionit.

Në këto momente, prokurimi publik duhet të udhëhiqet nga parimet e qeverisjes së hapur, duke qene transparent dhe thelluar llogaridhënien, Situata kërkon arritjen dhe ruajtjen e një ekuilibri midis fleksibilitetit të përkohshëm të rregullave për kryerjen e shpenzimeve dhe përgjegjshmërisë së zyrtarëve publikë të angazhuar në procedurat e prokurimit.

Si një institucion ëatchdog, agjent i Kuvendit dhe në shërbim të qytetarëve, KLSH do të ndjekë me vëmendje të gjitha procedurat e prokurimit të kryera gjatë kësaj periudhe, me qëllim që t’i ofrojë Kuvendit dhe publikut opinionin nëse fondet publike nuk janë keqpërdorur, por administruar me ekonomi, efektivitet dhe efiçiencë, nëpërmjet një auditimi dhe raportimi të veçantë, krahas Raportit për Auditimin e Zbatimit të Buxhetit të Konsoliduar të Shtetit për vitin 2019.

Institucioni ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të vijuar funksionin kushtetues të kontrollit të veprimtarisë ekonomike dhe financiare të institucioneve shtetërore (shih Buletinin nr. 1, 2020 të KLSH për periudhën janar-mars 2020).

Krahas kornizës rregullative, është përcjellë Udhëzimi i Kryetarit të KLSH “Për zhvillimin e veprimtarisë audituese gjatë kohëzgjatjes së fatkeqësisë natyrore”, nëpërmjet një qasjeje të shtuar drejt kanaleve zyrtare të komunikimit online.

Në këtë kohë, krahas auditimeve online, KLSH ka vijuar përmirësimin dhe përditësimin me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit të manualeve të auditimit, si të atij financiar, të përputhshmërisë, të performancës, etj., duke ngritur grupet përkatëse të punës.

Në përmbushje të detyrimeve ligjore, Kontrolli i Lartë i Shtetit do të vijojë bashkëpunimin në një shkallë më të lartë me Prokurorinë e Përgjithshme, me SPAK dhe institucionet e tjera ligjzbatuese, në denoncimin e rasteve të abuzimit me fondet dhe pronën publike gjatë pandemisë, duke garantuar auditim të thelluar për një proces tenderimi publik sa më transparent, të hapur, gjithëpërfshirës e të përgjegjshëm.

Për këtë, KLSH do të vazhdojë të jetë i hapur dhe bashkëpunues me mediat dhe OJF-të e specializuara në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në administratën publike, me qëllim thellimin e luftës kundër korrupsionit edhe në këto situata të pazakonta”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund ta padisë Gjermania Asadin për përdorim armësh kimike?

Drejtësia gjermane po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie për sulmet me gaz helmues në Siri. Deutsche Welle dhe "Der Spiegel" biseduan me...

Rita Ora uron ditën e flamurit në gjuhën shqipe dhe me foto provokuese

Rita Ora, këngëtarja me famë botërore asnjëherë nuk harron origjinën e saj. Ajo ka uruar Ditën e Flamurit me disa foto shumë provokuese, ku shihet...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

Nuk ka llogari bankare, liderja e Hong Kongut i mban paratë në shtëpi

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë në një intervistë televizive se ajo duhet të ruajë “grumbuj parash” në shtëpi, sepse nuk...

Video/ Sulmuesi shqiptar shënon në fund, i jep 1 pikë skuadrës turke

Sulmuesi, Jetmir Topalli ka shënuar gol në minutën e 95’ në sfidën e Superligës turke, të zhvilluar midis Gazientep dhe Jeni Malatjaspor. 22-vjeçari nga Kosova...