Politikë

PD “injoron” ambasadorin e OSBE, Bardhi: Beteja jonë nuk është me Bochardt

               Publikuar në : 16:43 - 22/05/19 Enno

“Beteja jonë nuk është as me Bochardt as me Spiropalin, por me Edi Ramën dhe bandën në pushtet.” Ky ka qenë mesazhi që sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokatike, Gazmend Bardhi iu ka nisur ish-deputetëve dhe zyrtarëve të PD-së.

Pas deklaratave të ambasadorit të OSBE-së, Bern Borchardt,Bardhi, u kërkon që të mos shprehen publikisht rreth qëndrimeve të tij. PD i konsideron si diversione qëndrimet e Boarchardt.

Sipas Bardhit, beteja e opozitës është me kryeministrin Edi Rama dhe se replikat do hiqnin vëmendjen nga kriza politike.

“Te nderuar, asnjë koment për deklaratat e Borchard. Është diversion i pastër për të hequr vëmendjen nga kriza politike dhe shkaqet e saj. Beteja jone nuk është as me Bochardt as me Spiropalin, por me Edi Ramën dhe bandën në pushtet. Ju përshëndes!”- thuhet ne mesazhin që u është nisur zyrtarëve të PD.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT