E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

PD e vendosur për t’i shkuar deri në fund çështjes “Becchetti”

Pak kohë më parë, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dënuar Shqipërinë me 110 milionë euro, për konfliktin me biznesmenin italian, Francessco Becchetti. Marrë shkas nga kjo çështje, Partia Demokratike ka kërkuar ngritjen e Komisionit Hetimor, me qëllim zbardhjen e rastit.

Kjo forcë politike po jep provat se është vendosur për t’i shkuar deri në fund hetimit të çështjes “Becchetti”. Por Partia Socialiste nuk e aprovoi ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen “Becchetti”, pasi sipas saj, kjo dëmton interesat e Shqipërisë. Javën që shkoi Kuvendi ka rrëzuar ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen “Becchetti’” me 46 vota pro dhe 77 kundër.

PD padi në Kushtetuese për çështjen “Becchetti”

Në një konferencë për mediat ditën e djeshme, kryedemokrati Lulzim Basha paralajmëroi se Partia Demokratike do t’i drejtohet me një padi Gjykatës Kushtetuese, për bllokimin e Komisionit Hetimor “Becchetti” nga ana e mazhorancës socialiste. Sipas Bashës, kush u ka shkaktuar dëm qëllimisht shqiptarëve, do të duhet të përgjigjet përpara drejtësisë.

“Krahas iniciativave tona siç janë reforma territoriale, reforma zgjedhore, komisionet hetimore, përfshirë komisionin hetimor “Becchetti”, për të cilin do të depozitohet shumë shpejt padia, apo më mirë të themi ankesa në Gjykatën Kushtetuese, janë pjesë e betejës tonë parlamentare, që do të vazhdojë krah për krah me betejën tonë qytetare, duke inkurajuar, nxitur të gjitha format e reagimit qytetar ndaj këtyre problemeve. Ndaj problemeve të mëdha, siç janë ato që pamë ditën e parë të universiteteve me studentët, ndaj problemeve të çmimeve, ndaj çdo problemi tjetër. Sepse këto janë prioritetet e shqiptarëve, dhe për ne s’mund të ketë asnjë prioritet tjetër më të rëndësishëm se prioritetet e tyre”, deklaroi ai.

Lexo edhe :   Berisha: Jo parti të re. Kuvendi ka të drejtë të shkarkojë Bashën
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...