E mërkurë, 3 Qershor, 2020
14 C
Tirana

PD e Dibrës kallëzon në SPAK kryebashkiakun Dionis Imeraj

Më të lexuarat

“Do të takohemi sërish nesër”, Yuri Kim flet pas konsultimeve me Këshillin Politik

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka reaguar për mediat në lidhje me konsultimet e kryera me anëtarët e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Ambasadorja tha...

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet ka goditur vendin mbrëmjen e sotme. Bëhet me dije se tërmeti me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter e ka pasur epiqendrën në...

Me Manastirliun inauguruan COVID-3/ Rama hedh thumbin e radhës: Pyll pa derra nuk ka

Në një konferencë me gazetarët, kryeministri Rama edhe një herë tjetër paralajmëron shqiptarët se virusi nuk ka iku, ndaj në çdo kohë ata duhet...

Mashtroi biznesmenin turk/ Prokuroria kërkon deri në 10 vite burg për Sinan Idrizin

Prokuroria në Turqi ka kërkuar që aksioneri i kompanisë ajrore “Air Albania”, Sinan Idrizi, të dënohet me 3 deri në 10 vite burg për...

Gazetarja nxjerr detaje të rënda: Dy vajza të tjera janë ngacmuar nga roja e shkollës

Duket se përdhunimi i vajzës 15-vjeçare nuk është rasti i vetëm, pasi të njëjtin fat kanë patur edhe dy shoqet e saj. Detaje të...

Meta kthen në Kuvend ligjin ‘Për shërbimet e pagesave’

Presidenti Ilir Meta ka vendosur të kthejë për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për shërbimet e pagesave”. Sipas Metës, një nga arsyet e kthimit të ligjit...

Formimi i qeverisë së re në Kosovë/ LDK bën publike emrat e ministrave

Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së LDK-së, janë bërë publike edhe emrat që do të përbëjnë kabinetin e ri qeverisës në Kosovë. Përmes...

“Ai është i vjetër, nuk i bën këto punë”, babai i 15-vjeçares rrëfen si e ngacmonte roja e shkollës

Babai 15-vjeçares së përdhunuar nga roja i shkollës, ka rrëfyer disa detaje tronditëse lidhur me atë çfarë ndodhi. Ai ka treguar në emisionin “Me...

Rasti i George Floyd/ Autopsia private nxjerr tjetër rezultat nga ajo zyrtarja

Familja e të ndjerit George Floyd, i cili u vra nga policia në SHBA kanë vendosur t’i bëjnë një autopsi private për të zbuluar...

Itali/ Shënohet rënie e numrit të viktimave, rritet numri i rasteve të reja

Për të tretën ditë radhazi, Italia ka shënuar një ulje të numrit të viktimave nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin fqinj janë...

Dega e Partisë Demokratike të Dibrës ka bërë kallëzim penal ndaj Kryetarit të Bashkisë, Dionis Imeraj.

Sipas një deklarate zyrtare, PD e Dibrës akuzon Imerajn se ka kryer procedura tenderimi gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit të cilat janë të lidhura drejtpërdrejtë me situatën emergjente.

Përkatësisht, PD i referohet tenderit me objekt “Ndertim i Linjës së Furnizimit me ujë të pijshëm Gurra e Epërme-Luzni-Peshkopi”.

“Kemi kërkuar nga SPAK dhe KLSH të nisin sa më shpejt hetimet dhe të ndalojnë vjedhjet dhe babëzitë me tenderat publikë. Me regjistrimin penal të kësaj çështje nga SPAK, ne kërkojmë që drejtësia të jetë e shpejtë dhe të nxjerrë para përgjegjësisë ata që e kanë mendjen tek vjedhjet, kur dibranët dhe shqiptarët janë pa mbështetje dhe gjendja po përkeqësohet”, thuhet në deklaratën e degës së PD Dibër.

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE DIBER, NAIM GAZIDEDE:

“Partia Demokratike Dega Dibër me datë 04.05.2020 ka denoncuar në Prokurorinë e Posaçme SPAK dhe KLSH për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, kryetarin e pazgjedhur të Bashkisë Dibër, Dionis Imeraj, dhe personat e tjerë përgjegjës për zhvillimin e tenderit me objekt “Ndertim i Linjës së Furnizimit me ujë të pijshëm Gurra e Epërme-Luzni-Peshkopi”.

Partia Demokratike as ka qenë, as është kundër investimeve publike të bashkisë Dibër.

Situata e sotme ekonomike shumë e rëndë, shkaktuar nga pandemia Covid 19 dhe shpallja e fatkeqësisë natyrore që çoi në shkatërrim të ekonomive të dobëta familjare, që çoi në rrezikun e falimentimit të biznesit, ku numri i të papunëve rritet çdo ditë, kjo situatë duhet të diktonte një vëmendje të shtuar të Bashkisë, ku prioritet i prioriteteve do të ishte ndihma, përkrahja, mbështetja për familjet në nevojë, bizneset, fermerët, blegtorët etj.

Lexo edhe :   Mbledhje në SPAK/ Altin Dumani emërohet zëvendës drejtues
Lexo edhe :   Kriza ekonomike pas pandemisë/ Basha takim me Dhomën e Tregtisë

Për fatin e keq vëmendja e Kryetarit të Bashkisë dhe bashkëpunëtorëve të tij ishte përqendruar në prokurimin e Ndërtimit të Ujësjellësit të sipërpërmendur në paligjshmëri të plotë, duke sfiduar jo vetëm situatën e krijuar nga Pandemia, por edhe Agjencinë e Prokurimit Publik, e cila, në mbështetje të nenit 13 të Ligjit Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, sjell në vëmendje si më poshtë vijon:

“Autoritetet kontraktore duhet të vijojnë procesin e prokurimit vetëm për ato procedura prokurimi që lidhen ngushtësisht me mbulimin e nevojave të dala në kuadër të situatës së shkaktuar nga pandemia Covid 19 dhe që konsiderohen të domosdoshme.

Në kuptim të sa më sipër, autoritetet kontraktore të pezullojnë të gjitha procedurat e prokurimit, përfshirë këtu edhe procedurat e prokurimit me vlerë të vogël, për objekte prokurimi, të cilat nuk lidhen ngushtësisht me këtë situatë.

Gjithashtu, të pezullohen edhe ato procedura prokurimi që janë në proces, objektet e të cilave nuk lidhen me situatën e shkaktuar nga pandemia.”

Në këto kushte, Bashkia Dibër duhet të merrte në konsideratë Udhëzimet e APP-së dhe duhet të pezullonte menjëherë procedurat e tenderimit. Me këto veprime, Kryetari i Bashkisë Dibër, duke zhvilluar tenderin me datë 04.05.2020 ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”.

Ndaj kemi kërkuar nga SPAK dhe KLSH të nisin sa më shpejt hetimet dhe të ndalojnë vjedhjet dhe babëzitë me tenderat publikë. Me regjistrimin penal të kësaj çështje nga SPAK, ne kërkojmë që drejtësia të jetë e shpejtë dhe të nxjerrë para përgjegjësisë ata që e kanë mendjen tek vjedhjet, kur dibranët dhe shqiptarët janë pa mbështetje dhe gjendja po përkeqësohet”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sulm me eksploziv në xhaminë në Afganistan, humbin jetën besimtari dhe imami

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Kabul të Afganistanit, teksa brenda në një xhami ka shpërthyer një eksploziv. Sipas mediave të...

Këshilli Politik/ Hajdari tregon se për çfarë nuk bien dakord palët

Përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik, Rudina Hajdari është shprehur se pika për të cilën palët nuk bien dakord është ajo e administratës...

Grupet ekstremiste që dyshohen për dhunën e protestave në SHBA

Mes protestave të vazhdueshme në Shtetet e Bashkuara mbi vdekjen e George Floyd-it ndërsa mbahej nga policia, zyrtarët e shtetit kanë fajësuar provokatorë të...

Një ditë para votimit të qeverisë së re, Vetëvendosje del me njoftimin e rëndësishëm

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se nuk do të organizojë protestë nesër, teksa theksoi se nuk dëshiron të dekurajojë protesta të tjera të paralajmëruara nga...

Gjendet i mbytur një 37-vjeçar në bregdetin e Durrësit

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës, teksa policia ka gjetur trupin e pajetë të një 37-vjeçari në bregdet. Sipas policisë, trupi i viktimës...
WhatsApp KONTAKTO TT