E mërkurë, 28 Korrik, 2021
20.5 C
Tirana

PD denoncoi maskat e skaduara, Rama: Po e kërkoni pushtetin me sherr e rrëmujë

Pas denoncimit të kryedemokratit Basha për maskat e skaduara, një kundërpërgjigje ka ardhur në kohë reale nga kryeministri Rama.

Me anë të një statusi në Twitter, Rama ia kthen me ironi kreut të PD, duke vënë në dukje se kjo forcë nuk ndalet së kërkuari pushtet veçse me shpifje.

Teksa qetëson qytetarët, Rama citon ndër të tjera se shqiptarët do t’ia dalin mbanë, për të mos u mposhtur para virusit vdekjeprurës, që tashmë ka infektuar 10 persona në Shqipëri.

“Ka vetëm një palë maska të dëmshme në Shqipëri:Maskat e atyre që dhe kur ky vend lufton me jetën nën gërmadhat e tërmetit apo me një virus kërcënues për planetin,s’ndalen së kërkuari pushtet me shpifje,sherr,rrëmujë!Po përsëri Shqipëria do t’ia dalë sepse shqiptarët s’janë vetëm!”, shkruan Rama.

Basha e cilësoi akt kriminal shpërndarjen e maskave të skaduara për mjekët, në këtë kohë kur koronavirusi është përhapur në Shqipëri.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund të shmangen epidemitë

Numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 ka kaluar 4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins që regjistron infektimet dhe vdekjet. Në 100 vitet e...

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...