Pas vendimit të bërë publik për protestat, PD vijon të ketë takime intensive të njëpasnjëshme për të konkluduar aksionin opozitar.
“Balkanweb” raporton se sot në orën 18:00, PD do të ketë një mbledhje të përbashkët e Kryesisë së Partisë dhe Grupit Parlamentar.
Mbledhja do të ketë në fokus aksionin opozitar pas shembjes së Teatrit Kombëtar, por edhe akuzave të tjera që PD ka artikuluar në vazhdimësi ndaj mazhorancës qeverisëse dhe kryeministrit Edi Rama.
Në emër të opozitës, është marrë vendimi për nisjen e protestave dhe mbështetjen e të gjitha protestave të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Nga ana tjetër, Kreu i Bashkisë së Tiranës ka mbajtur një deklaratë publike pas prishjes së Teatrit Kombëtar. Erion Veliaj është shprehur se sot i shtrin dorën gjithkujt që i është thyer zemra, dhe kërkoi bashkëpunim. Kryebashkiaku ka theksuar po ashtu se ky nuk është momenti për t’u përçarë nga partitë politike.