E mërkurë, 20 Janar, 2021
11 C
Tirana

PD akuza të forta ndaj Gent Cakajt: Ka lidhje me qarqet ruse dhe serbe

Ish-deputetit i PD, Ervin Salianji në në një deklaratë publike ka hedhur akuza mbi Ministrin e Jashtëm të propozuar nga Edi Rama, Gent Cakaj, se ky i fundit ka lidhje me qarqet ruse dhe serbe.

Salianji shkruan se për këto lidhje ai nuk u pajis me certifikatë sigurie dhe nuk u dekretua nga Presidenti.

Sipas tij, qeveria Rama është qeveria më pro-ruse që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.

“Ne kemi pasur indicie dhe dyshime te forta se Ministri i Jashtëm i propozuar nga Rama qe sot eshte ne detyre ka lidhje te forta me qarqe Ruse dhe Serbe dhe prandaj kerkuam komision hetimor! Per keto lidhje ai nuk u pajis me certifikate sigurie dhe nuk u dekretua nga presidenti!

Në mbledhjet e komisionit te Sigurise une kam qene anetar dhe nuk mund te flas me shume per arsye te sigurise kombetare por padiskutim qe shqetesimi eshte real per kapjen e segmenteve te caktuara te administrates se Ramês!”, shprehet Salianji.

Më tej ai ka shtuar se këto lidhje do të zbardhen, si dhe e vetmja rruge për Shqipërinë është partneriteti strategjik me SHBA dhe integrimi në BE!

“Ne po protestojmë sot per ta bere Shqipërine si ShBA dhe Evropa, per te mos e lejuar modelin Putinian qe enderron te instaloje Rama!”, deklaroi ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosovë, Albin Kurtit i ndalohet kandidimi në zgjedhjet e 14 shkurtit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mund të pretendojë postin e kryeministrit, por ai nuk do të jetë në radhën e deputetëve të Kosovës...

Trump lë Shtëpinë e Bardhë: Nder të isha presidenti tuaj, do kthehemi sërish

Presidenti në largim i SHBA-ve, Donald Trump ka mbajtur fjalën e lamtumirës këtë të mërkurë teksa ka lënë Shtëpinë e Bardhë për t’u nisur...

Video/ Gol i “çmendur” në Angli, portieri shënon nga porta në portë

Portieri i Njuport, Tom King, në Ligën e Dytë angleze, ka shënuar një gol të çmendur ditën e sotme, që po bën xhiron e...

Vrasja e Santos, dëshmitari: Ekzekutori më drejtoi armën, polici u fsheh

Në grahmat e fundit, bankieri përpiqet me sa mundet ti largohet rrezes së armës siç duket nga kamerat e sigurisë. Por, vrasësi dukej një...

Polemikat për WhatsApp dhe frika për privatësinë e të dhënave

Shumë përdorues e braktisën WhatsApp-in, pasi ai e ndryshoi politikën e tij të privatësisë. Shqetësimet se të dhënat e tyre mund të përfundojnë në...