E enjte, 29 Korrik, 2021
24.5 C
Tirana

“Pazaret” për festivalin, Drejtori i Festivalit në RTSH shuan heshtjen

Festivali i fundvitit shkaktoi një lum akuzash. Fansat e secilit këngëtar, si rrallë herë mbetën të pakënaqur. Një garë e fortë ishte ajo ndërmjet Elvana Gjatës dhe Arilena Ara. Madje, më herët se të startonte festivali, u pretendua se trofeun do e merrte Elvana Gjata.

Pas marrjes së çmimit të parë, Elvana shfaqi shenjat e para të hatërmbetjes, e në këtë ‘lojë’ u fut edhe moderatorja Alketa Vejsiu. Jo shfaqi haptazi simpatinë për të, madje i dedikoi edhe një status në Instagram. Kaq mjaftoi që Arilena ta hiqte Alketën nga Instagrami. Me të njëjtën monedhë ia ktheu edhe kjo e fundit.

Pas polemikave të forta që pasuan zgjedhjen e kengës fituese, Drejtori i Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi ka thënë se së shpejti do të bëhet edhe analiza e festivalit. Sipas Gëllçit, pritet të bëhet analiza e festivalit, e cila do të jetë e hapur për shtypin edhe për gjithë publikun e interesuar.

Ai thekson për “Panorama” se “vendimi i jurisë është i pavarur dhe i padiskutueshëm”. Arilena Ara do të na përfaqësojë në Eurovizion vitin e ardhshëm, ndërsa gara ka qenë e fortë mes saj dhe Elvana Gjatës.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

NSA: Rindezja e shpeshtë e telefonit mund të pengojë hakerët

Në një kohë kur është përhapur gjerësisht pasiguria dixhitale, rezulton se mënyra më e vjetër dhe më e thjeshtë e riparimit të kompjuterit, fikja...

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Evropës, do të mund të hyjnë në Britani të Madhe...

Gjermania pro liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger. Presidentja Osmani ka shprehur...

Çelsi ofron 175 milion euro, Dortmund merr vendimin për Halandin

Erling Haaland është në qendër të merkatos. Për lojtarin norvegjez interesohen Chelsea dhe Juventus, ndërsa Real Madrid duket se është tërhequr nga gara. Kampionët e...

Raporti OSBE/ODIHR si shoshë për humbjen e opozitës

Nga Alfred Peza Raporti përfundimtar i misionit të vëzhguesve ndërkombëtare të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, po përdoret si flakë kashte...