E mërkurë, 20 Janar, 2021
9 C
Tirana

Patozi: Në zgjedhje, shkojmë me listë të përbashkët me Topallin

Kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, në një intervistë për ”RTSH”-në ka folur për alternativën që së bashku me anëtarët e tjerë synojnë t’i ofrojnë Shqipërisë.

Patozi dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli do të jenë në listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai tha se e vetmja mënyrë që lejon kodi elektoral është një listë e përbashkët.

Astrit Patozi:Ne synojmë të jemi alternativë e tretë për Shqipërinë dhe mundësisht të kemi një koalicion opozitar ku të bashkojë parti dhe lëvizje të ngjashme të cilët kanë si objektiv jo thjesht rotacionin e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit dhe Edi Ramës, por ndryshimin e politikbërjes në Shqipëri. Ne mendojmë që kjo është një nevojë e shoqërisë shqiptare dhe nuk është vetëm ambicia politike e disa personave dhe duke qenë e tillë ne mendojë se do jemi një forcë qeverisë përcaktuese, ky është objektivi ynë.

Nuk na ndan asgjë. Kemi të drejtën e botës që të ruajmë nuancat dhe profilin që secili ka. Ne na bashkon një gjë e madhe. Kauza jonë e përbashkët është ndryshimi i politikbërjes në Shqipëri. Kemi të përbashkët dhe llogaritë elektorale, sepse kodi elektoral është i tillë që penalizon partirtë e reja. Ne në përgjigje të këtij kodi i cili është bërë qëllimisht nga partitë e vjetra, për të mos lejuar që në fushë të futen dhe lojtarë të rinj, ne e kemi detyrim të bashkojmë forcat dhe t’i lemë vetëm ata. Pra dy blloqet politike, PS në pushtet dhe nga ana tjetër PD dhe LSI.

Ne nuk kemi asnjë mënyrë tjetër të garuar në zgjedhje. E vetmja formë që lejon kodi elektoral është një listë e përbashkët, në do të prezantohemi më shumë si frymë sesa si forcë elektorale. Në ndryshim nga partitë e vjetra do i vendosim gjerat me kolegjialitet. Do ulemi brenda partive tona në rradhë të parë, por pastaj dhe me njëri tjetrit që të maksimilizojmë fuqinë tonë elektorale në çdo qark”.

I pyetur se ku do të kandidojë Patozi u shpreh se nuk është vendosur asgjë akoma edhe pse ajo që do i shkonte më shumë do të ishte kandidimi në Tiranë.

Lexo edhe :   Duma: Marrëveshja me aleatët është gati për 2-3 ditë, nuk ka asnjë ngecje në PD

Astrit Patozi: “Sipas të gjitha gjasave ajo që më shkon më shumë do të ishte Tirana. Pasi edhe origjinën dhe jetën time elektorale e kam pasur në Tiranë por kjo është një gjë që ende nuk është mbyllur. Ne do të jemi përballë qeverisë. Kjo alternativë do të dalë përballë qeverisë, ky është kundërshtari“.

Patozi përjashtoi çdo mundësi bashkëpunimi me PD dhe shtoi se shtoi se me këtë parti është ndarë në koncept.

Lexo edhe :   Sondazhi: Për 85% e shqiptarëve, zgjedhjet e 25 prillit janë të rëndësishme

Astrit Patozi:Ne nuk mund të kemi aleancë parazgjedhore me partitë e vjetra, të cilët sipas nesh janë autorët ose bashkëpërgjegjësit e krizës politike në Shqipëri. Jemi shumë të qartë se çfarë na pret, dimë kush janë kundërshtarët dhe dimë kush janë partnerët e mundshëm. Ne do hyjmë në garë që të jemi fitues.

Në rast se populli do të vendosë fitues tjetër në do shohim rast pas rasti të gjitha opsionet në mënyrë që të ruajmë kauzën tonë e cila do të mbette dhe pas 25 prillit, por dhe interesin publik. Ne me PD jemi ndarë në koncept. PD ka respektin tonë si forcë opozitare dhe shumë prej nesh kanë kaluar më shumë se gjysmën e jetës brenda asaj partie.

Unë jam krenar për çdo ditë që kam qenë përfaqësues i PD. Politika është dinamike. Tani nuk na bashkon asgjë si e konceprojmë të ardhmen e Shqipërisë dhe si e shohim zgjidhjen krize. Ka një problem konceptual që vjen kryesisht nga lidershipi i gabuar, dhe të tjerëve që duan ta ndjekin“.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

”Betohem”/ Joe Biden, zyrtarisht Presidenti i 46-të i SHBA-ve: Ditë shprese

Joe Biden është betuar si Presidenti i 46-të i Sheteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë betimit të Biden, të gjithë të pranishmit janë ngritur...

Kamala Harris betohet si zv/Presidente e SHBA-ve

Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, bëri betimin në pozitën e re. Harris është nënpresidentja e parë grua dhe me ngjyrë në historinë...

BE ofron një fillim të ri në marrëdhëniet me SHBA

BE i ka ofruar Presidentit të ardhshëm të SHBA Biden një fillim të ri në marrëdhënie. Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel foli...

Detaje nga shpërthimi i fuqishëm në Madrid, raportohet për 2 viktima

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në një ndërtesë në Madrid duke lënë të paktën dy persona të vdekur dhe disa të plagosur. Kryetari...

Basha: Kur Rama qesh, Shqipëria qan. Njerëzit janë lodhur prej tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit i quajti memexhinj aleatët e demokratëve. Basha thotë se...