E premte, 30 Tetor, 2020
14 C
Tirana

Patozi: ‘Bindja Demokratike’ do të garojë me listë të hapur, të gatshëm për aleanca ‘të pastra’

Më të lexuarat

Erdogan sulmon Europën: Zëri i botës myslimane ngrihet kundër mëkateve tuaja

“Kundër Europës mëkatare, zëri i vetëm që po ngrihet sot është zëri i botës myslimane''. Kështu u shpreh Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan në hapjen...

Sulm terrorist në Francë, dy të vdekur e disa të plagosur (FOTO-VIDEO)

Një sulm me thikë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Nice të Francës, pranë kishës së Notre-Dame, ku për pasojë kanë...

‘Ethet’ e zgjedhjeve/”Nuk shikoj asnjë pengesë që të bashkëpunojmë me Topallin”

Teksa ‘ethet’ e afrimit të zgjedhjeve po ndihen nga protagonistët politikë, ka edhe nga ato qëndrime surprizë. Fabian Topollaj, përfaqësues i Bindjes Demokratike, deklaroi...

E rëndë/ Futbollisti 31-vjeçar gjendet pa jetë në një parking makinash

Futbollisti 31-vjeçar, Nam-Çun Kim është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në një parking makinash. Dyshohet se mbrojtësi që aktivizohet me klubin e Seul është...

‘Nuk ka qeveri e as opozitë’, Jozefina Topalli prezanton partinë e re

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka prezantuar forcën e re politike të kryesuar prej saj. Partia më e re që do garojë më 25 prill, quhet ‘Lëvizja...

“60 minus 15 bëjnë 50”/ Nuk ndalen gafat e Bashës (VIDEO)

Rama ka pikasur një tjetër gafë të kryedemokratit Basha. Siç duket, kryeministri ka qenë duke ndjekur konferencën e sotme për mediat të kryedemokratit. “Ahahaha o...

Rënie e lehtë e numrit të rasteve të reja, spitalet të tejmbushura

Dita e sotme ka shënuar një ulje të lehtë të numrit të infektuarve me Covid-19 në vend. Në 24 orët e fundit, janë konfirmuar 275...

“Deti në Hagë”/ Ministri grek zbulon marrëveshjen me Ramën, Metën dhe Bashën

“Marrëveshja mes Athinës dhe Tiranës për të apeluar së bashku në Hagë për përcaktimin e kufijve detarë, përveç se është një mesazh ndaj Ankarasë,...

Skandali/“E arrestuan se përqeshi Ramën”, Manjani del me thirrjen urgjente

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me shoqërimin në polici të një gruaje 45-vjeçare, pasi kjo e fundit ka qeshur gjatë një...

U shtir si Ardit Gjebrea në mesazh, i mori dy mijë euro biznesmenit me WhatsApp

“Jam në lëvizje duke bërë emision, por nëse mundesh t’i japësh një mikut tim 2 mijë euro”. Në mes të një bisede në WhatsApp...

Ish-numri dy i Partisë Demokratike, tashmë kryetari i partisë ‘Bindja Demokratike’, Astrit Patozi, ka reaguar në lidhje me debatin për sistemin zgjedhor në Shqipëri. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ai tregon se është pro listave të hapura në votime. Madje Patozi bën edhe një analizë të detajuar, përse ai dhe partia e tij janë pro sistemit me lista të hapura.

Astrit Patozi shprehet se gjatë një takimi të zgjeruar të përfaqësuesve të saj nga i gjithë vendi, Bindja Demokratike vendosi sot të nisë rrugëtimin final drejt zgjedhjeve të 25 prillit, duke e konsideruar fushatë elektorale të gjithë kohën e mbetur deri atë ditë.

Ndër të tjera ai nënvizon se Kodin Elektoral e cilësojnë antidemokratik dhe antikushtetues. Për këtë ai fajëson dy forcat politike PS E PD, ku sipas “Bindjes Demokratike”, përgjegjësia më e madhe i takon “Rilindjes” së Edi Ramës, e cila më 30 korrik votoi për hapjen e listave, ndërsa disa muaj më vonë për mbylljen de facto të tyre. Patozi mbetet i hapur për aleanca apo koalicion me çdo forcë politike të re, ose atë që ai e konsideron si të pakompromentuar.

Statusi

BINDJA DEMOKRATIKE DO TË GAROJË ME LISTË TË HAPUR

(Ja cilët janë kundërshtarët dhe partnerët tanë të mundshëm për zgjedhjet e 25 prillit)

Në një takim të zgjeruar të përfaqësuesve të saj nga i gjithë vendi, Bindja Demokratike vendosi sot të nisë rrugëtimin final drejt zgjedhjeve të 25 prillit, duke e konsideruar fushatë elektorale të gjithë kohën e mbetur deri atë ditë, përmes takimeve të drejtpërdrejta me zgjedhësit dhe aktiviteteve të tjera politike.

Ne e cilësojmë antidemokratik dhe antikushtetues Kodin Elektoral të miratuar në mënyrë të njëanshme në parlament dhe si një goditje të qartë kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. E gjithë kjo situatë ka ardhur si produkt i politikës së vjetër të dy blloqeve PS dhe PD, ku përgjegjësia më e madhe i takon “Rilindjes” së Edi Ramës, e cila më 30 korrik votoi për hapjen e listave, ndërsa disa muaj më vonë për mbylljen de facto të tyre.

Bindja Demokratike vlerëson se Shqipëria nuk ka të ardhme me asnjërën nga dy partitë e mëdha, të cilat, jo vetëm kanë shkaktuar gjendjen e rëndë, por edhe kanë dhënë të gjitha provat se ka ardhur dita të ndëshkohen për atë që kanë shkaktuar. Vendi ka nevojë për ndryshim të thellë dhe ai nuk mund të vijë me stanjacionin e Edi Ramës, por as me rotacionin e Lulzim Bashës, si dy alternativa të diskretituara.

Në këto kushte ne përjashtojmë çdo mundësi bashkëpunimi parazgjedhor me përgjegjësit kryesorë të krizës, duke i konsideruar ata kundërshtarë politikë të kësaj fushate.

Ndërkohë, jemi të hapur të bëjmë aleanca apo koalicion me çdo forcë politike të re ose të pakompromentuar, që mbështet apo përqafon kauzën tonë për rrëzimin e kryetarokracisë, si të vetmen mënyrë për të sjellë ndryshimin në Shqipëri.

Lexo edhe :   Lëreni Lulin, të ketë të paktën armiqtë e vet
Lexo edhe :   Patozi ftesë partive të reja: Bashkë në një kundër PS-PD e LSI-së

Në funksion të këtij synimi strategjik ne ftojmë çdo parti, lëvizje, organizatë të shoqërisë civile, grupim shoqëror apo personalitet publik të bëhemi bashkë në një front të vetëm kundër politikës së vjetër, që synon të mbajë peng ende Shqipërinë edhe pas dekadash me dështime dhe skandale.

Me gjithë pabarazinë dhe kushtet diskriminuese, me të cilat po shkohet drejt 25 prillit, Bindja Demokratike është e vendosur të arrijë një rezultat përcaktues në këto zgjedhje. Besimi ynë në sukses mbështetet tek vizioni i duhur politik, që shkon në krah të interesit publik, tek përzgjedhja e ekipit më të mirë për ta përfaqësuar atë në terren, si dhe nga forca e shqiptarëve të zemëruar me aktorët e konsumuar.

Duke u zotuar se do të kemi kandidatët më të mirë dhe më seriozë si ofertën tonë për qytetarët shqiptarë në çdo qark të vendit, ne kemi vendosur që secili prej tyre t’i nënshtrohet rregullave të listës realisht të hapur në garën brenda nesh, si një përgjigje ndaj Kodit Zgjedhor të Edi Ramës.

Në këtë kontekst, pranimi paraprakisht i vendimit që mandatet tona do t’i marrin vetëm ata, të cilët kanë marrë më shumë vota se të tjerët, pavarësisht renditjes në listë, është kusht i panegociueshëm për këdo që do të kandidojë me siglën e Bindjes Demokratike. Duke filluar nga koordinatori e deri tek kandidati më i fundit në radhë, të gjithë do të jemi të barabartë në garë dhe përfaqësimin tonë në parlament do ta vendosin vetëm qytetarët.

Për realizimin e këtij qëllimi do të përgatisim edhe aktet përkatëse, të cilat të mos kenë vetëm vlerë politike, por edhe juridike.

Bindja Demokratike nuk e ka vetëm kauzë për të ardhmen listën e hapur, por do ta shndërrojë atë në një praktikë reale që në këto zgjedhje, duke e kapërcyer me sukses vështirësinë e krijuar me qëllim nga Kodi Zgjedhor i Edi Ramës, i cili bën sikur i hap, por në fakt i mban mbyllur listat. Që do të thotë se tek ne fiton ai, që merr një votë më shumë, ndërsa të tjerët le të bëjnë çfarë të duan me përfaqësimin e tyre, duke u kacavjerrur apo servilosur pas listave të mbyllura të kryetarëve të përjetshëm.

Mbledhja vendosi që brenda muajit të ardhshëm të përgatitet dhe të publikohet programi minimal për qeverisjen e ndryshimit si dhe tezat kryesore të fushatës, që do të përbëjnë edhe bazës e arsyeve se përse qytetarët shqiptarë duhet të votojnë alternativën tonë më 25 prill.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Meta shpërthen ndaj Ramës: Mos guxo të provokosh trazira në vend

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama prej kohësh kanë një përplasje politike ndërmjet tyre, ku e fundit ishte ajo për Kodin...

Marrëveshje me Ramën? Topalli zbulon bisedën me kryeministrin

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u përfol në media se do të bënte marrëveshje me kryeministrin Rama për t’u bërë presidente pas zgjedhjeve të...

”Vëlla, nuk e dija që ishe shqiptarʺ/ Reagim tipik i Mustafit në “Instagram”

Shkodran Mustafi, mbrojtësi me origjinë shqiptare prej disa vitesh aktivizohet në radhët e skuadrës londineze të Arsenalit. Megjithëse përfaqëson Gjermaninë nuk e ka fshehur asnjëherë...

Infektohet me Covid-19 deputeti i PS-së, Anastas Angjeli

Deputeti i Partisë Socialiste, Anastas Angjeli është infektuar me Covid-19. Mësohet se Angjeli është vetëkarantinuar në banesën e tij. Deri më tani nuk dihet se si...

Azerbajxhani shkatërron 2 sisteme raketore “Smerch” të Armenisë

Ushtria e Azerbajxhanit shkatërroi 2 sisteme raketore "Smerch" të Armenisë të cilët vendosën në objektiv civilët në qytetet azerbajxhanase Barda dhe Terter. Në pamjet e...