E enjte, 2 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Pasuria/ ILDKPKI gjobit 65 zyrtarë, më pak se gjysma paguan vullnetarisht

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave bëri të ditur se arkëtoi 65 gjoba të vendosura ndaj zyrtarëve, për shkak se nuk kanë respektuar kërkesat e ligjit.

Shuma e përgjithshme e gjobave të arkëtuara në 8-mujorin e vitit ishte mbi 9.5 milionë lekë. Referuar raportit të ILDKPKI, të paktën 29 prej gjobave janë paguar në mënyrë vullnetare nga ana e zyrtarëve me një shumë prej 3.96 milionë lekë, në total, ndërsa pjesa tjetër që përbën edhe shumicën është arkëtuar me forcë nga përmbarimi.

“Të ardhurat nga veprimtaria e ILDKPKI, vijnë kryesisht nga; a) arkëtimi i  gjobave të  vendosura për rastet e shkeljes së detyrimeve ligjore, gjatë zbatimit të ligjit nr.9049, datë   10.4.2003 “Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, lë Detyrimeve Financiare të  lë Zgjedhurve dhe të  Disa  Nëpunësve Publike”,  i ndryshuar, ligjit nr.9367, date 7.4.2005    “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesave në  Ushtrimin e Funksioneve Publike”     i     ndryshuar, ligjit nr.60/2016,  datë 2.6.20 l 6, “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen  e sinjalizuesve” i ndryshuar, nga subjekte në sektorin publik dhe privat. Për  8-mujorin e vitit  2021, janë gjithsej 29 raste të ekzekutuara më vullnet lë lire, në vlerën  3.960,000 (tre  milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë

  1. b) Ekzekutimi i detyrueshëm nga Zyrat Përmbarimore të rretheve për gjobat e vendosura për rastet e shkeljes së detyrimeve   ligjore, si dhe vendimeve gjyqësore që kanë marrë formë të prerë. Për këtë periudhë  janë ekzekutuar tërësisht gjithsej 36 raste,  në vlerën 5,467,000 (pesë milion  e katërqind e gjashtëdhjetë e shtatëmijë) lekë. ” thuhet në raportimin e ILDKPKI.

Në raportin e monitorimit të shpenzimeve dhe të ardhurave ILDKPKI nënvizoi se në fokus kanë qenë disa aspekte si :drejtimi dhe përmirësimi   i  politikave  dhe mekanizmave    për kontrollin e vërtetësisë dhe saktësisë së pasurive,  të parandalimit dhe shmangies së konfliktit të interesave të zyrtarëve që ushtrojnë funksione publike, si instrumente të rëndësishme për luftën kundër korrupsionit. Po kështu forcimi  i  mëtejshëm  i  teknikave  të hetimit  administrativ  jo vetëm në identifikimin e pasurive të fshehura apo të padeklaruara, por sidomos në kryerjen  e një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm  të rasteve të  konfliktit të interesave. /Monitor

Lexo edhe :   Shoferët me veshje Krishlindjesh do të gjobiten me 5 mijë paund
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zbardhet ekspertiza mjekoligjore për vd*kjen e katër rusëve në Qerret

Afro 45 ditë nga humbja e jetës së katër turistëve rusë, Instituti i Mjekësisë Ligjore ka mundur të përcaktojë shkakun fillestar. Katër turistët rusë u...

“Do të të vras, mbys fare”, banori me skizofreni kërcënon fëmijët

Disa banorë në një lagje të Bashkisë Dimal, ose Urës Vajgurore, iu drejtuan emisionit “Stop” në Tv Klan për ndihmë, pasi fqinji i tyre...

“Si jemi gjallë pas xhirimeve në ato kushte”, Reshat Arbana nxjerr të pathënat

Reshat Arbana është pa dyshim një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë. Ka realizuar rreth 40 role, shumë syresh të paharrueshëm. Kur ishte fëmijë,...

1000 kurthe dhe teli me gjemba

Nga: Frrok Çupi Foltoret e këtij po duken e po zhduken ‘gëmushave’ në një marshim si iriqi. Sot ndodhet në Tropojë. 24 vjet më parë...

12 milionë gjermanë të pa vaksinuar/Spahn: Sistemi shëndetësor do mbingarkohet

Numri i njerëzve të pa vaksinuar në Gjermani është ende aq i madh, sa rrezikon të mbizotërojë sistemin shëndetësor të vendit. Ky paralajmërim ka...