E enjte, 21 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

Pasojat e vendimit të Metës, një muaj pas 30 Qershorit

Prej muajsh Shqipëria ka hyrë në një krizë të thellë politike dhe duket se zgjidhja është ende larg. Edhe pse opozita nëpërmjet protestave të vazhdueshme tentoi të bllokojë zgjedhjet lokale. Dhe të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ato nuk u arritën. Në lojë hyri dhe presidenti Ilir Meta, i cili vendosi të  anulojë datën 30 Qershor. Por, kjo lëvizje e tij bëri që qeveria të “hakmerret” duke nisur procedurat për shkarkimin nga posti i presidentit. Duke e quajtur si anti-ligjore vendimin e Metës për të shtyrë zgjedhjet vendore.

Ky veprim i presidentit bëri që edhe njerëzit të ndaheshin në mendime. Në një sondazh të kryer në Tirana Today, duket se qytetarët më tepër mendojnë se Meta mbështeti opozitën.

62% e qytetarëve mendojnë se vendimi i shtyrjes së zgjedhjeve ishte i gabuar. Ndërsa afro 38% e tyre janë të mendimit se ishte një veprimi drejtë. Pasi kjo ishte e vetmja mënyrë për të shmangur përplasjen civile.

3,789 votues morën pjesë në sondazhin me pyetje “Si ju duket vendimi i Metës për anulimin e zgjedhjeve vendore?”, përgjigjet e të cilëve ishin:

I gabuar, po vepron në favor të opozitës – 2,350 vota ose 62,02%

I drejtë, shmangu përplasjen civile- 1,439 vota ose 37,98%

Por, tashmë që zgjedhjet lokale janë zhvilluar, ajo që ka pasuar është më tepër destabilitet. Teksa opozita është tërhequr nga protestat, mazhoranca është duke fituar edhe më shumë terren. Ndërkohë fati i presidentit ende nuk duhet. Mirëpo, ajo që pritet pas gushtit, është një shtator më dinamikë se më parë për politikën në vendin tonë.

Por, shtatori pritet të nisë më me dinamikë se më parë. Kjo pasi opozita dhe Presidenca vazhdojnë me paralajmërimin për zgjedhjet e reja. Përfshirë këtu zgjedhje për të gjitha institucionet, vendore dhe qendrore, përfshi dhe zgjedhjen e Presidentit nga populli, në 13 tetor. Mirëpo, kryeministri Rama duke se nuk tërhiqet nga vendimi i tij. Duke qenë vazhdimisht në një rreth vicioz dhe shqiptarët vazhdojnë më të paqartë se kurrë më parë./ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shto ujë e shto…komisione

Nga: Skënder Minxhozi Lulzim Basha po përpiqet të krijojë një axhendë paralele me "Foltoren" e Sali Berishës, e cila po gërryen prej javësh jo vetëm...

Rrjedhin dokumentet konfidenciale, si lobojnë shtetet për ngrohjen globale

Një rrjedhje e madhe e dokumenteve të parë nga "BBC News", tregon se si vendet po përpiqen të ndryshojnë një raport shkencor vendimtar, se...

Veshka e derrit transplantohet te njeriu (FOTO)

Për herë të parë, një veshkë derri është transplantuar në një njeri, pa shkaktuar refuzim të menjëhershëm nga sistemi imunitar i marrësit, një përparim...

Shpërthim i fuqishëm gazi në Kinë/Publikohen pamjet ‘apokaliptike’ (VIDEO)

Të paktën 3 persona u vranë dhe më shumë se 30 u plagosën në një shpërthim të fuqishëm në një restorant, në qytetin verilindor...

Evi Kokalari i publikon dokumentin Bashës: Të nis një investigim për këto afera

Që kur u shfaq në "Foltoren" e Sali Berishës si një mbështetëse "amerikane" e ish-kryeministrit në “luftën” e tij kundër SHBA-së, Evi Kokalari nuk...