Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pasi përfundoi takimin me ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio.
Kryedemokrati deklaroi se: “Reforma zgjedhore sipas vullnetit të qytetarëve përcakton cilësinë e demokracisë, jo fotot dhe shfaqjet mes kryetarit të qeverisë dhe të opozitës”.
Ndërkohë, i pyetur nga gazetarët nëse do të ulet në bisedime me kryeministrin Edi Rama, ai u shpreh se përgjigjen e kësaj pyetje e ka dhënë disa herë. Ndërsa shtoi se aktualisht opozita ëshë fokusuar të ndihmojë qytetarët.
“Kam kërkuar dhe dua të insistoj të kalohet nga fjalët dhe sjelljet e papranueshme ndaj medias të kalohet në vepra që janë detyrë e qeverisë.
Përgjigjen për këtë pyetje e keni marrë nja 10 herë. Energjia ime dhe e opozitës është ndihmojmë në çdo mënyrë njerëzit dhe jo të bëhemi pjesë e një shfaqje që po shton vuajtjet e njerëzve”, tha Basha.