E enjte, 21 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

Pasojat e nervozizmit në gjumin, zemrën dhe lëkurën

Pasojat e nervozizmit janë prej kohësh pjesë e studimit lidhur me shpeshtësinë e sëmundshmërive dhe vdekjeve. Kjo edhe për faktin se, kontrolli i temperamentit është një problem për shumë njerëz. Sipas studimeve të ndryshme, një në tre persona ka probleme me vetëpërmbajtjen dhe të të qetësuarit e nervave. Por cilat janë disa nga pasojat.

1-Njerëzit inatçi rrezikojnë të vdesin më shpejt. Shkencëtarët besojnë se kjo ndodh për shkak të faktorëve të ndryshëm që lidhin stresin me dëmtime psikologjike. Çlirimi i shpeshtë i adrenalinës gjatë periudhave stresuese, mund të dëmtojë AND-në, e cila mund të shpjerë në sklerozë të shumë është dhe sëmundje të tjera të rrezikshme për jetën

2-Idhnakët nuk i zë gjumi. Ndjenjat e inatit rrisin përgjigjen ndaj sistemit limbik, asaj pjese të turit të lidhur me instiktet e mbijetesës. Këto emocione bëjnë që ky sistem të rrisë nivelet e ankthit duke rritur gjithashtu dhe presionin e gjakut në mushkëri dhe zemër, e si pasojë duke e bërë të pamundur relaksimin.

3-Mund të sëmuresh më shpesh. Kortizoli i tepërt mund të shkaktojë një zhbalancim në nivelin e sheqerit në gjak, të krijojë shtypje të tiroideve dhe të zvogëlojë densitetin e kockave.

4- Rritet rreziku i sëmundjeve të zemrës. Me rritjen e presionit të gjakut për shkak të adrenalinës, zemra fillon të rrahë shpejt, duke bërë të mundur që të shkaktohen funksionime jo të sakta të proceseve kardiake.

5- Zemërimi i tepërt mund të të rrudhosë. Shkencëtarët kanë zbuluar se nivelet e larta të stresit të shkaktuara nga zemërimi, mund të përgjysmojnë prodhimin e glucocorticoids në lëkurë, lloj hormoni i përfshirë në përzierjen e kolagjenit për guamin e lëkurës./Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Thellohen spastrimet në PD/Luan Baçi largohet nga kreu i degës në Fier

Lulzim Basha ka marrë një tjetër vendim, për të shkarkuar një tjetër emër nga radhët e PD-së. Dita-ditës, kryedemokrati po fakton se mbetet i...

PD e vendosur për t’i shkuar deri në fund çështjes “Becchetti”

Pak kohë më parë, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dënuar Shqipërinë me 110 milionë euro, për konfliktin me biznesmenin...

Hoxhë Hasan Tahsini, në fokus të Akademisë për Studime të Çamërisë

Hoxhë Hasan Tahsini ka qenë në fokus të Akademisë së Studimeve për Çamërinë. Simpoziumi shkencor i Akademisë së Studimeve për Çamërinë është mbajtur në...

Për periudhën janar-prill janë shpenzuar 14 mln USD për 499 mijë të vaksinuar

Për vaksinimin e popullatës në 4 mujorin e parë të 2021 janë shpenzuar rreth 14 milonë dollarë sipas të dhënave të Ministrisë të Shëndetësisë....

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...