E hënë, 29 Nëntor, 2021
10.5 C
Tirana

Pasi u pyet sërish nga SPAK, ja çfarë pritet të ndodhë me Lefter Allën

SPAK thirri sërish dje kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla, për ta marrë në pyetje lidhur me videon e publikuar, ku pretendohet se konsumon kokainë.

Pasi u mor në pyetje për një orë e 20 minuta mbrëmjen e së enjtes, Alla ishte sërish dje para prokurorit të posaçëm, që tashmë ka sekuestruar edhe videon origjinale që i është dorëzuar nga gazetari Artan Hoxha.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mësohet se i ka kërkuar kryebashkiakut të Bulqizës që t’i nënshtrohet testit të drogës pas publikimit të videos.

Për të kryer këtë procedurë, Alla duhet të paraqitet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’i merret një kampion gjaku dhe urine, me qëllim kryerjen e ekspertimit mjekoligjor, që do të vërtetojë nëse Alla është konsumues droge ose jo.

Nga ana tjetër, prokurori i çështjes ka kërkuar ekspertimin grafik të videos tashmë të sekuestruar. Ekspertimi do kryhet nga ekspertët e Laboratorit të Policisë Shkencore të Ministrisë së Brendshme.

Nëpërmjet kësaj ekspertize, SPAK kërkon të provojë qartësisht personi që shfaqet në video, është apo jo Lefter Alla.

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, dëshmoi të enjten në SPAK pas akuzave se shfaqet në një video duke pirë kokainë.

Jashtë dyerve të Prokurorisë së Posaçme, ku qëndroi për rreth një orë e 20 minuta, Alla refuzoi të japë një deklaratë, duke u shprehur se tashmë kjo çështje i takon drejtësisë, shkruan “Panorama”.

HETIMI

Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) bëri të ditur dy ditë më parë se ka nisur një hetim në lidhje me videon e publikuar në media nga gazetari Artan Hoxha, ku pretendohej se kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, konsumonte kokainë.

Sipas burimeve zyrtare nga Prokuroria e Posaçme, verifikimet janë duke u kryer në bazë të nenit 283 të Kodit Penal, “Për shitje, ofrim, dhënie, marrje, si dhe mbajtje të substancave narkotike”.

Procedimi penal është duke u hetuar nga prokurori Ened Nakuçi, i cili, gjatë ditës së enjte, thirri për t’i marrë dëshmitë gazetarit Artan Hoxha dhe më pas kryebashkiakun Alla. Më herët, oficerët e Policisë Gjyqësore kishin sekuestruar edhe videon e publikuar, pas nisjes kryesisht të hetimit.

Në ditët në vijim, Prokuroria do të kryejë një akt ekspertimi për videon, për të parë nëse ka ndërhyrje në të, ndërsa burimet bënë të ditur se është bërë edhe një këqyrje në lokalin ku dyshohet se ka ndodhur ngjarja.

DËSHMITË

Pasditen e së enjtes, Prokuroria e Posaçme mori në pyetje gazetarin Hoxha dhe kryebashkiakun Lefter Alla, për të dhënë versionin e tyre sa i takon videos dhe akuzave të ngritura publikisht. Nga ana tjetër, në ditët në vazhdim, pritet që të merren edhe dëshmi të tjera për këtë çështje, e cila prej tri ditësh është më e diskutuara.

Burime bënë të ditur se kryebashkiaku ka mohuar praninë e tij në atë video, duke pretenduar se është një montazh. Nga ana tjetër, gazetari Hoxha ka treguar për grupin hetimor mënyrën sesi ka siguruar videon, ndërsa është pyetur për lokalin dhe nëse ka persona të tjerë në dijeni të këtij ngjarje.

Menjëherë sapo doli nga Prokuroria e Posaçme, gazetari Artan Hoxha, duke iu përgjigjur interesit të medias, tregoi se para prokurorëve kishte deklaruar çdo gjë që kishte të bënte me sigurimin e videos dhe detaje të tjera që ndihmojnë Prokurorinë në zbardhjen e ngjarjes. Më tej, gazetari tha se kishte parë vullnet për zbardhjen e ngjarjes nga ana e SPAK.

TESTET, KOKAINA LARGOHET MË SHPEJT

Testet për përdorimin e substancave narkotike mund të jenë të vlefshme deri një javë pas përdorimit. Të paktën kështu shprehen mjekët toksikologë.

Kokaina mund të largohet më shpejt nga trupi, ndërsa heroina më vonë.

Për ata që nuk janë përdorues të rregullt, largimi i substancës shkon maksimumi një javë. Për përdorues të rregullt, mesatarisht supozojmë një herë në ditë, rezultatet e testit dalin më shpejt.

Por testi nga ana tjetër nuk tregon nëse je përdorues i rregullt apo jo, por nëse ke apo jo substancë narkotikësh në organizëm.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Foltorja e Kuçovës dhe kuvendi i partisë: numrat, superstruktura e ideologjia

Nga: Genc Pollo 1-NUMRAT E KUÇOVËS E MË GJERË  Javën e kaluar isha i pranishëm në Foltoren e PD-së në Kuçovë; aty kam shërbyer si deputet...

Implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje

FIFA vjen me risi, ku do të implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje. Kjo teknologji të re, do të implementohet në Kupën...

Çfarë dimë për variantin Omicron, që po “gjunjëzon” botën

Varianti Omicron i COVID-19, paraqet një rrezik global "shumë të lartë", tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Varianti, i klasifikuar zyrtarisht si 'B.1.1.529'...

Dha dorëheqjen javën e kaluar, kryeministrja e Suedisë rikthehet në detyrë

Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, është përzgjedhur sërish...

Ishte duke raportuar LIVE, gazetaren e ngacmojnë duke e prekur nga të pasmet

Një incident ka ndodhur me një gazetare sportive, e cila gjatë raportimit LIVE është ngacmuar nga një person. Por edhe ajo nuk ka qëndruar...