E enjte, 21 Janar, 2021
10 C
Tirana

Pasi shpalli kandidaturën për president, Kanye West bën disa deklarata që na habitën

Disa ditë pasi shpalli kandidaturën e tij si president i SHBA, Kanye West ka dhënë një intervistë për Forbes, ku i ka thënë të gjitha, nga ambiciet e tij politike deri tek pandemia dhe vaksina kundër Covid-19.

Reperi, 43 vjeç, bëri disa deklarata që për hir të së vërtetës, na habitën!

  1. Ka qenë i infektuar me COVID-19 në shkurt

Fituesi i Grammy i tha Forbes se ai luftoi me koronavirusin që në shkurt.

“Kisha të dridhura, temperaturë, kam bërë dushe të nxehtë dhe kam parë video informuese se si mund të kalohet koronavirusi në shtëpi.

Mbaj mend që dikush më kishte thënë që Drake kishte koronavirus dhe përgjigja ime ishte, ‘Drake nuk mund të jetë më i sëmurë se unë!” (Kujtojmë se Drake njoftoi në mars se ka rezultuar pozitiv në testin e Covid-19.)

2. Ai është kundër vaksinave

Duke shkuar kundër studimeve shkencore nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, West i tha Forbes se ai beson se vaksinat janë “përbindasha”.

Ai shpjegoi: “Shumë fëmijë janë vaksinuar dhe janë paralizuar. Prandaj kur thonë që zgjidhja e Covid-19 është vaksina, jam shumë i kujdesshëm. Vaksina është shenja që të lë përbindëshi. Ata duan që ne të fusin çipe brenda nesh, duan që të bëjmë gjithë këto gjëra, në mënyrë që të mos kalojmë dyert e parajsës. Kur them ata, dua të them njerëzit që kanë djallin brenda. Nëse nënshtrohemi nuk do të shkojmë në parajsë”.

3. Ai ka zgjedhur sloganin e fushatës

Reperi ka zbuluar se slogani i tij i fushatës do të jetë “Yes!”

Partia me të cilin reperi do të kandidojë është e pavarur dhe quhet “Birthday Party”, por nëse Trump nuk do të garonte me Republikanët, West do të kishte zgjedhur pikërisht këtë parti për të shpallur kandidaturën. Numri dy i reperit në zgjedhje do të jetë miku i tij, pastori Michelle Tidball nga Wyoming.

Lexo edhe :   Meta uron Bidenin: Forcojmë marrëdhëniet midis dy vendeve
Lexo edhe :   Biden shpalos sot planin kundër koronavirusit

4. Ai nuk e mbështet më Trump

West, i cili ka qenë një përkrahës i presidentit në detyrë që nga viti 2016, njoftoi të martën se ai tashmë nuk është më mbështetës i tij.

5. Ai është Pro-Jetës, pra besimtar

West njihet për besimin e tij dhe performancat në kishë çdo të dielë, madje albumi i tij i fundit muzikor ishte i gjithi i ndërtuar nga muzika e kishës.

Autori i hitit “Gold Digger” – i cili ka katër fëmijë me Kim Kardashian, i tha Forbes se ai është pro-jetës pasi ka lexuar Biblën, shkruan “iconstyle”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha bën deklaratën e fortë për 21 janarin: Rama meriton burg të përjetshëm

Ish-kryeministri Sali Berisha, u shpreh se nisja e hetimeve të ngjarjes së 21 janarit 2011 po bëhet nga kryeministri aktual Edi Rama për arsye...

Covid/ Manastirliu tregon se kur do të kryhet vaksinimi i të gjithë popullatës

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha në emisionin “Opinion” se ekzistojnë tre skenarë për vaksinimin e të gjithë popullatës me vaksinën ndaj COVID- 19. Sipas...

“Berisha fshehu provat, Rama zhgënjeu”, Hoxha: 21 janari, krim shtetëror

Gazetari Artan Hoxha, ditën e sotme ka folur sërish në lidhje me ngjarjen e 21 janarit të 10 viteve më parë, ku të vrarë...

Sali Berisha kujton 21 janarin e vitit 2011: Ja pse qëlloi garda

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë versionin e tij të ngjarjes së 21 janarit 2011, ku pas protestave të dhunshme para kryeministrisë mbeten të vrarë...

Twitter bllokon llogarinë e Ambasadës së Kinës në SHBA

Kompania Twitter ka bllokuar llogarinë e Ambasadës së Kinës në SHBA, pasi kishte postuar përmbajtje që mbronte politikat e Kinës në rajonin Ksinjiangut. Vendimi i...