E hënë, 18 Tetor, 2021
21.5 C
Tirana

Pasi SHBA e shpalli ‘non grata’, Dako thirret te Krimet e Rënda për dosjen ‘339’

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është thirrur për herë të dytë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar lidhur me dosjen “339”, teksa del në përgjime me pjesëtarë të një bande kriminale të njohur në Shijak.

Mësohet se Dako do të paraqitet në shtator tek Krimet e Rënda për t’u pyetur për herë të dytë. Ky vendim, vjen pak ditë pas refuzimit të vizës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të dhe familjen e tij.

Kujtojmë se ditën e djeshme zv.ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Mattheë Palmer deklaroi se SHBA ka pasur dëshmi të forta në lidhje me aktivitetet e korrupsionit nga ana e ish kryebashkiakut të Durrësit.

Dako, u pyet për herë të parë më 18 maj, nga dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, ku u mor për 5 orë në pyetje.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sa janë dhe sa do të jenë SHBA në ngjarjet që po përjeton Partia Demokratike

Nga: Preç Zogaj Pyetjes së parë, “sa janë”, ia dinë përgjigjen gjithë shqiptarët. Edhe ata që bëjnë sikur nuk e dinë. Janë shumë. Janë me...

Boiken Abazi jep dorëheqjen nga drejtimi i “Vetëvendosjes”

Boiken Abazi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i degës së "Lëvizjes Vetëvendosje" në Shqipëri. Ai njofton me anë të rrjeteve sociale, se dorëheqjen e...

Pse humbi Albin Kurti?

Nga: Baton Haxhiu Tregimi ndër shqiptarë se çdo çudi zgjat jo më shumë se tri ditë dhe pastaj kalohet në një tjetër ngjarje çuditëse, për...

Rekord i ri/ 700 mijë shqiptarë kanë ikur nga vendi nga 2008

Që nga viti 2008 deri në 2020-n, janë rreth 700 mijë shtetas shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi në një nga shtetet e Bashkimit...

COVID-19 i merr jetën ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit

Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Colin Powell, ka humbur betejën me koronavirusin në moshën 84-vjeçare. Colin Powell, Sekretari i parë me ngjyrë i Shteteve të...