Aktualitet

Pasi mori detyrën e Kryeprokurorit, BE dhe SHBA takojnë Olsian Çelën


               Publikuar në : 16:57 - 11/12/19 L M

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, dhe e ngarkuara me punë e SHBA-ve, Leyla Moses-Ones takuan kryeprokurorin e ri, Olsian Çela.

Përmes një postimi në “Twitter”, Soreca e konsideroi zgjedhjen e tij si Prokuror të Përgjithshëm një “hap tjetër të rëndësishëm përpara në zbatimin e reformës në drejtësi”.

“Së bashku me Leyla Moses-Ones, sot takova Prokurorin e Përgjithshëm të sapozgjedhur Olsian Cela. Ne diskutuam përparësitë kryesore të zyrës së tij të re, përfshirë rolin kryesor të hetimeve financiare proaktive, veprimin e zyrave të prokurorisë në pas tërmetit, si dhe për fazën kalimtare drejt krijimit të SPAK.

Zgjedhja e Z. Cela paraqet një hap tjetër të rëndësishëm përpara në zbatimin e reformës në drejtësi, e cila është një përparësi kryesore për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE”, shkruan Soreca.

 


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT